• |
ide | kryesore

Deputetja e njofton për vizitën e kreut të opozitës në Porto Romano, Rama: Çdo bënte Basha më shumë në këtë situatë! 

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër Porto Romanon, ku pritet që të ndërtohet një park i madh, ndërkohë që aty po shkarkohen edhe inertet e mbledhura nga tërmeti.

Mes të tjerash, deputetja e PS për Durrësin, Klodjana Spahiu e njoftoi Ramën se në zonën e Porto Romanos kishte shkuar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha në një fasoneri. Teksa u habit se çfarë kërkonte Basha në një rrobaqepësi, kryeministri tha se lideri i PD-së ka bërë aq sa ka mundësi, ndërsa ironizoi analistët e asaj çka ai e quajti ‘laguna mediatike’.

Dikustimi me deputeten

Klodjana Spahiu: Kishte ardhur dhe Luli tek lagjja.

Rama: Ah kishte ardhur për vizitë??

Klodjana Spahiu: Ishte në një rrobaqepësi

Rama: Ah…po pse në rrobaqepësi

Klodjana Spahiu: Se di, se kuptova pse. Mos është bërë ndonjë dëm

Rama: Hajt mo, çdo bënte ai në këtë situatë më shumë. Po analistët, analistët.



4 Comments

  1. Kujdes klodiana se mos te shkeputet ndonje fije floku nga skenari dhe regjia e fugeshqepurit me protagonist Ramen. Ne shkurt shperndahen cmimet Oskar.

  2. Oskar I padiskutueshem si per aktorin protagonist ashtu edhe per kete rolin dytesor. Luli sikur Luli I ha groshet e mamit kesaj.

  3. “Kazani” i mediave duhet të meret me shpjegimin e pyetjes se çfarë kërkon lideri i opozitës në “robaqepësi”, e jo të bëjë kritika ndaj kësaj qeverie të shkëlqier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *