Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër Porto Romanon, ku pritet që të ndërtohet një park i madh, ndërkohë që aty po shkarkohen edhe inertet e mbledhura nga tërmeti.
Mes të tjerash, deputetja e PS për Durrësin, Klodjana Spahiu e njoftoi Ramën se në zonën e Porto Romanos kishte shkuar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha në një fasoneri. Teksa u habit se çfarë kërkonte Basha në një rrobaqepësi, kryeministri tha se lideri i PD-së ka bërë aq sa ka mundësi, ndërsa ironizoi analistët e asaj çka ai e quajti ‘laguna mediatike’.
Dikustimi me deputeten
Klodjana Spahiu: Kishte ardhur dhe Luli tek lagjja.
Rama: Ah kishte ardhur për vizitë??
Klodjana Spahiu: Ishte në një rrobaqepësi
Rama: Ah…po pse në rrobaqepësi
Klodjana Spahiu: Se di, se kuptova pse. Mos është bërë ndonjë dëm
Rama: Hajt mo, çdo bënte ai në këtë situatë më shumë. Po analistët, analistët.
Hajde Big brother hajde!
Kujdes klodiana se mos te shkeputet ndonje fije floku nga skenari dhe regjia e fugeshqepurit me protagonist Ramen. Ne shkurt shperndahen cmimet Oskar.
Oskar I padiskutueshem si per aktorin protagonist ashtu edhe per kete rolin dytesor. Luli sikur Luli I ha groshet e mamit kesaj.
“Kazani” i mediave duhet të meret me shpjegimin e pyetjes se çfarë kërkon lideri i opozitës në “robaqepësi”, e jo të bëjë kritika ndaj kësaj qeverie të shkëlqier.