• |
ide | kryesore

‘Gjaku i Recakut nuk bëhet ujë’, Meta i përgjigjet ashpër Vucicit: Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç, nuk mund të guxojnë më të përbuzin viktimat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti shqiptar Ilir Meta replikon në distancë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili mohoi dje masakrën e Reçakut. Është zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi që përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se gjaku nuk bëhet ujë, dhe se “ish-zëdhënësat e Millosheviç,”, referuar kështu presidentit serb, “nuk mund të fyejnë viktimat”.

Postimi i plotë:

“GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË! Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine! Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës. Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Mirënjohje përjetë ambasadorit Ëalker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut! LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë reagoi pas dënimit me 2 vite burg nga Gjykata e Prishtinës për ish-ministrin e Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, i cili gjithashtu e quajti trillim dy vite më parë, masakrën e Reçakut. Vuçiç tha se masakra e Reçakut është ‘trillim’ i falsifikuar ambasadori amerikan, William Wolker, dhe shtoi se dënimi i Todosijeviq është i frikshëm.

“Është e frikshme. Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe unë e përsëris tani – krimin e fabrikuar në Reçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, një mashtrues si Ëalker, një mashtures”, tha Vuçiq para gazetarëve, raporton b92.

Masakra e Reçakut

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovoë. 20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinionin ndërkombëtar, pas sensibilizimit të ambasadorit amerikan, William Wolker. Ai e quajti, ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Ndërkohë që prej asaj kohe, masakra e Reçakut cilësohet si pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.



4 Comments

  1. Bravo. Shkau vetem kete pergjigje meriton,se ndryshe po u beme internacionalista, mendjehapur, dashamires,tolerant me ta, apo larg qofte minishengista me ta,atyre vetem sa u rritet oreksi antishqiptar qe e kane ne gen

  2. Zoti preident Meta, kam frig se pas reagimit ndaj ktij qetniku vuqiq,kryeminitri i shqiperis rama nuk do te ndihet mire dhe do te jet edhe me shume i inatosur me juve,sepse jan i sojit te njejt-antishqiptar.

  3. Arber e agim qenin dhe kosovaret i dekoroje ky floriri,kurse qenin shqiptar dhe forcat tona qe kishin shpetuar 28 njerez nen rrenoja ketyre I ktheu kurrizin,keshtu nuk e ka seriozisht kete reagim floriri,por dhe qe e hani sapunin per djath

    1. I paemer, per ty me vjen keq qe kur ndan ne kosovaret dhe shqiptaret,bile paske nda dhe qenet , se sa e ha sapunin per djathe, mos ke merak. Sot kur serbeve u rren menja se mund t’ia arrijne qe te mashtrojne Shqiperine dhe te bejne minishengen bashke, cdo ze nga Shqiperia kunder serbeve, vlen, Ka shume vlere bile, e sidomos kur nje deklarate vjen nga presidenti i Shqiperise(qe eshte posti me i larte). Se a e ka bere kete reagim presidenti me shume zemer apo me pak zemer, ka me pak rendesi Gjithsesi nuk ka arsye pse mos te besojme qe mos ta kete bere me zemer kete reagim? Eshte reagim kunder serbeve, jo kunder gjermaneve,e pse mos te besohet? Ti sdo beje nje reagim te tille kunder serbeve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *