• |
ide | kryesore

Lamtumirë polemika, Smalling përqafon Lukakun: “Vëllai im”

Sport



Një përqafim që vlen më shumë se shumë fjalë. Chris Smalling e Romelo Lukaku i janë përgjigjur kështu titullit të Corriere dello Sport “Black friday” që bëri të diskutohej shumë ditët e fundit. Mbrojtësi i Romës e sulmuesi i Inter janë përqafuar përpara nisjes së ndeshjes e anglezi ka postuar imazhin në faqen e tij në rrjetet sociale: “Vëllai im”.

Smalling e Lukaku kanë qenë në fakt dy prej protagonistëve të këtij sezoni, që janë vënë në qendër të disa rasteve të racizmit. Por sikur të mos mjaftonte, erdhi edhe titulli “Black friday”, për të cilin Corriere dello Sport u shfajësua se ishte një titull i pafajshëm, që u përdor në konotacionin e gabuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *