• |
ide | kryesore

Mashtrimi me ushqimet pas tërmetit, arrestohet 49-vjeçari

Lajme, Të fundit



Pavarësisht tragjedisë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, ku tërmeti mori 51 jetë njerëzish, ka pasur persona që kanë tentuar të përfitojnë nga këto ditë të dhmbshme.

Një rast i tillë abuzimi është evidentuar dhe goditur në Durrës, ku në pranga ka rënë një 49-vjeçar, i cili ka mashtruar një qytetar, duke i kërkuar një shumë lekesh për të blerë ndihma ushqimore për të prekurit nga tërmeti. Bëhet fjalë për shtetasin Arben Musliaj, banues në Tiranë.

Ky shtetas akuzohet se duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14, në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F., banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për këtë situatë. Burime policore thanë se shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

“Policia e Durrësit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, e jetës dhe të pronës dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast abuziv apo çdo tentativë për vjedhje prone duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. Cfare pret nga nje popull qe vlereson simbollin e injorances, policin dhe perbuze simbolin e dijes, mesuesin?! thotë:

    Cfare merreni me nje cop jevgu, qe paska vjedhur me mashtrim 100€, o “policia zefi dixhital”simbol te integritetit dhe dijes! Ne kete vend po vodhe nje krodhe buke, je hajdut, po vodhe miliona €,$,£, behesh kryeminister, president, minister etj. Po te kesh patur nje dashnor, quhesh kurve, po te kesh punuar si prostitute, neper bote, promovohesh ne qeveri. Po pate arsimim, nuk gjen dot pune, po te jesh analfabet me 3-4 diploma te blera, neper KRISTALET e ShBA dhe BE, behesh minister. Po te jesh njerezor, te perbuzin, po te jesh kafshe, te vleresojne. Po te jesh i ditur, te tallin, po te jesh hajvan, te degjojne me respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *