• |
ide | kryesore

Në kërkim për një vrasje në Vlorë, i riu ekstradohet nga Italia

Lajme, Të fundit



Në kërkim për vrasjen e ndodhur në Vlorë, kapet në Itali dhe ekstradohet 32-vjeçari nga Memaliaj. Vijon bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i dyshuar për vrasje. Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Si ndodhi vrasja në Vlorë
Shtetasi E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *