• |
ide | kryesore

Nga golat tek prangat për drogë: parabola e shëmtuar e Kuljic që u mbyll me akuzat për Skënderbeun e Takajn

Sport



Nga fushat e lojës tek prangat për trafik droge. Kjo është parabola e trishtë e Sanel Kuljic, ish-sulmuesi i Sion e Austria Vienna që është dënuar me një vit heqje lirie me kusht, pas u arrestua në boutique të së shoqes për zotërim të substancave të ndaluara e armëmbajtje pa leje. Me shumë mundësi, ish-sulmuesi austriak do tia hedhë me një terapi rehabilituese, duke qenë se vetë ai është nën varësinë e drogës.

Si i mbyturi që kërkon të mbysë, Sanel Kuljiç në momentin që është vënë para drejtësisë, ka deklaruar në median austriake se bosët e vërtetë të trukimeve janë në Shqipëri dhe sipas tij, njëri ndër ta është edhe presidenti i Skënderbeut, pa përmendur emrin, por duke shkuar me akuza drejt Ardjan Takajt. Në atë kohë, numri 1 i klubit korcar ka hedhur poshtë çdo lidhje me Kuljic. “Ç’punë kam unë me këtë njeri? Ose më saktë, për çfarë më akuzon ky mua, se nuk e kuptoj?!” tha atëherë Takaj për Panorama Sport.

Kuljic, 42 anni, është një ish-lojtar i kombëtares austriake (20 prezenca e 3 gola me fanellën e Austrisë). Në sezonin ’96/’97 ka fituar kampionatin me Salzburg e në 2006 titullin e golashënuesit më të mirë. Ried (shoqëri e divizionit të dytë) madje ka tërhequr fanellën me numër 27 në respekt të një lojtari të përfunduar tashmë në trafikant. Kushedi, ndoshta pas lajmeve të fundit gjërat mund të ndryshojnë, edhe për Ried…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *