• |
ide | kryesore

PD: Qeveria fsheh të vërtetën për 24 të vdekurit në Thumanë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmes një videomesazhi Partia Demokratike akuzon qeverinë se po fsheh të vërtetën për humbjen e jetës së 24 njerezve nga 2 pallatet e shembura në Thumanë, gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Sipas selisë blu, zv/kryeministri Erion Braçe dhe kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi janë kapur në mashtrim.

“2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia”, thotë Gazment Bardhi duke iu referuar asaj që ata kanë deklaruar në media nëse pallatet u cilësuan të banueshme apo jo, pas tërmetit të 21 shtatorit.

Deklarata e Bardhit

Ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar!

2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia.

Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar.

Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!



4 Comments

  1. Une nuk e besoj se ka pasur 51 viktima. Mendoj me shume. Dhe mjaft bet komente me pozitar e opozitar o injoranter te papergjegjshem. O llucra qe nuk ju ben pershtypje asgje si me qen kafsh e jo njerez.

  2. Foli i pari salihu qe nuk meret me politike thone shpellkaret dhe mbas dy ditesh doli gei pd,kur njerzit nuk duan te dalin I kane mare parasysh pasojat me kete llogjike dhe salihu qe mori vendim per ti latguar,nuk I largoje keta shpellare,viti i vendimit 2010

  3. Shqiperia me ndertime nga 2 deri 8 kate me bregdet nga rruga deri buze detit pa asnje m3 beton sa e bukur do ishte.
    S Berisha F Nano I Meta E Rama zoti ju ndeshkofte qe i shkaterruat bukurite e ketij vendi me paudhesite tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *