• |
ide | kryesore

Për ata që ndjekin modën e gunës së Edi Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga Astrit Patozi 

Ka më shumë se 20 vjet, që sa herë ka ndonjë siklet të madh, e merr vetë në dorë skenën dhe bëhet, jo vetëm regjisori, por edhe aktori kryesor i saj. Arsyeja është e thjeshtë, Edi Rama i fton të gjithë të interesuarit që të mos i shikojnë punën, por të merren me gunën e tij. Ndërkohë që askush në Shqipëri nuk e ka votuar për artist, por për zyrtar të lartë shteti, kryeministër, kryetar bashkie, ministër etj. Këtë po bën edhe këto ditët e trishtuara pas tërmetit të 26 nëntorit, me një denduri dhe intensitet të admirueshëm, që shkon në përpjestim të drejtë me përmasat e tragjedisë.

Sot duhet të ishte në akuzë dhe në monitorim si njëri nga përgjegjësit kryesorë për këtë Shqipëri të dobët dhe të papërgatitur, të cilën e gjeti gafil tërmeti, duke e këputur dhe gjunjëzuar më shumë aty ku peri ishte më i hollë. Duhet të trajtohej seriozisht dhe pa hallakatje si njëri prej arkitektëve më të rëndësishëm të një projekti diabolik, që e ka zhytur dhe drobitur vendin në një zinxhir korrupsioni, abuzimesh me pushtetin, arbitrariteti dhe padrejtësie, në gjithë këto vite. Dhe, po të doni, si personi që ndoshta mund të ketë edhe përgjegjësi direkte për veprime apo mosveprime të drejtpëdrejta gjatë ushtrimit të detyrës, sot si kryeministër, dhe dikur si kryetar bashkie.
Por ajo që nuk shpjegohet dot është fakti se përse, sa herë që mbyllet perdja, pas akteve të shfaqjes, kritikët e tij më të mëdhenj nisin një debat të egër për fjalët, gjestet, batutat, grimasat, mjekrrën, poturet dhe atletet e udhëheqësit. Duke shkuar në nje fare mënyre si demat pas bezes së kuqe.

Në këtë kontekst duhet parë edhe gjoja beteja e tij permanente me portalet dhe mediat e tjera, e cila, jo rastësisht ngjan me luftën e klasave, sepse ashpërsohet gjithmonë në kohë krizash. Ndërkohë që është fare e qartë se është e gjitha e telekomanduar nga ai vetë, me qëllimin e vetëm që me një gur të vrasë dy zogj.

Sepse, nga njëra anë, e sposton vëmendjen e publikut tek një vatër e vogël dhe artificiale, duke e larguar atë nga krateri kryesor i vullkanit. Dhe nga ana tjetër, e relativizon shumë peshën e atyre që shkruajnë dhe thonë mediat, duke i trajtuar shumicën e tyre si kundërshtar politik.

Dhe ky është një plan që ndihmohet pa masè, kur dikush ulëret më shumë për “fjalën e lirë”, që po sulmohet në kohë tërmeti, sesa për ata që kanë firmosur dhe vulosur për pallate dhe hotele monstra, që zunë brenda 51 shqiptarë të pafajshëm dhe plagosën e lanë pa çati mijëra të tjerë. Dhe nuk ka mënyrë më të keqe për ta liruar vlerën e fjalës, sesa të përfshihesh në polemika boshe me dikë, që kërkon me zor një sherr të vogël për të mbuluar një hall shumë të madh.

Në këto ditë të vështira pas tërmetit, Edi Rama është full time duke bërë punën, që i ka caktuar vetes, e cila sigurisht që nuk ka lidhje me detyrën e kryeministrit. Ndërsa të gjithë të tjerët, që po merren pa u lodhur me gunën e tij, nuk janë duke bërë punën e tyre.

8 Comments

  1. Qelbesira me Koncesionet dhurate, ka futur ne borxh edhe bebet we nuked kane lindur.

    Modeli me I ndyre I biznesit. Rrjepje me Ligj

  2. A nuk te dha qe dole duar bosh tani kerkon te satem ska ngelur gje i ka marre te gjirha ( rilindja-rindertimi) dhe per ty topin zhozin majlinden boden,dhe naj tjeter nuk ka ngelur gje se pse dhe per ne qe ka 7-vite sorollatemi nuk ka qe i ka MARRE TE GJITHA RAMA,GJYKATA,PERKUROR,MEDJA,PORTALE,TEATER,MUZEUM,PALLATE,BASHKI,MINISTRI,TELEVIZOR,FRIGORIFER,MUT,HALE,CUCA,RUCA,KENGETAR,OJF.ELVISA,NAZIFA,HAJREDINA,MAHMUTA,GRISELDA,JOLEZA,ARJOLA,SORJANE GJERMANE,RUSE,TURKE E LLOJE-LLOJE MADEINI I KA MARRE RILINDJA-RINDERTIMI SKENI PARE GJE AKOMA MOS U MERZITENI O BURG O LARGIM NGA SHQIPERIA KENI NJEREN NGA KETA TE DYJA MOS HARRONI .

    1. Rroft sorosi. Ju permbush plani tij bashke me ate lindoren nostalgjike merkel. Kjo tolerante e papare. Doli fjala ime.

  3. Dhe vete Patozi vijon te merret me gunen. Porse nje imoral politik si puna tij nuk ka vend te jo te shkruaje per tipa si Rama por as te ndihet fare. Ai eshte tipiku imoral politik qe krijon nje parti se do marre ca leke e benefite te tjera nga ppzira qeverisese, vetem te shkonte e regjistrohej ne zgjedhjet monopartiake lokale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu