Prokuroria e Durrësit kërkon ekspertë ndërtimi për të kryer veprimet hetimore në godinat që po shemben në vazhdim e sipër.
U bë e ditur nga drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella gjatë prononcimit për median pas takimit me kryeprokurorin Olsian Çela.
“I është kërkuar mbështetja Prokurorisë së Përgjithshme dhe KLP-së për të na ndihmuar me ekspertë në fushën e ndërtimit për ti pasur të pranishëm në kryerjen e veprimeve hetimore të kqyrjes së vendngjarjes përsa i takon godinave që shembën në vazhdim” u shpreh Jella.
Kryeprokurori tha se i ka garantuar prokurorëve të Durrësit mbështetje të plotë. “Ata janë të pavarur dhe ne do i garatojmë pavarësinë e tyre dhe në këtë klimë presim rezultatin” mbylli deklaratën e tij kryeprokurori.
Me cfare “letrash” po merret Gjushi, a ka mundesi ta pyesni publikisht brenda ambienteve te prokurorise? Pse nuk eshte arrestuar akoma pasi nuk ka asnje funksion te merret me letra, madje as ne PS