• |
ide | kryesore

Prokurorja e Durrësit: Duam ekspertë ndërtimi për godinat që po shemben

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Durrësit kërkon ekspertë ndërtimi për të kryer veprimet hetimore në godinat që po shemben në vazhdim e sipër.

U bë e ditur nga drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella gjatë prononcimit për median pas takimit me kryeprokurorin Olsian Çela.

“I është kërkuar mbështetja Prokurorisë së Përgjithshme dhe KLP-së për të na ndihmuar me ekspertë në fushën e ndërtimit për ti pasur të pranishëm në kryerjen e veprimeve hetimore të kqyrjes së vendngjarjes përsa i takon godinave që shembën në vazhdim” u shpreh Jella.

Kryeprokurori tha se i ka garantuar prokurorëve të Durrësit mbështetje të plotë. “Ata janë të pavarur dhe ne do i garatojmë pavarësinë e tyre dhe në këtë klimë presim rezultatin” mbylli deklaratën e tij kryeprokurori.



1 Comment

  1. Me cfare “letrash” po merret Gjushi, a ka mundesi ta pyesni publikisht brenda ambienteve te prokurorise? Pse nuk eshte arrestuar akoma pasi nuk ka asnje funksion te merret me letra, madje as ne PS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *