• |
ide | kryesore

Rama: Të nisë blerja e apartamenteve, negocioni çmimin me pronarët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të bëhet thirrja për të gjithë ata që kanë apartamente stok, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes të tjerash Rama tha se në Durrës ngelet problematike kjo pjesë pasi nuk ka shumë apartamente stok.

“Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Por shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar. Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces. 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut. Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori. Durrësi është pak më problem mesa kuptoj për shkak te mungesës së apartamenteve. Po përgatitet edhe thirrja për blerjen e apartamenteve, çështje e pak ditëve. Është e rëndësishme të informohet publiku që do të bëjmë një thirrje për ata që kanë apartamente stok, por me një çmim të ulët. Të gjithë ata që disponojnë stok duhet ta dinë që nuk është rasti për pazar dhe nëse do marrim çmimin në tavan të ulët që do të përcaktojmë sipas analizave të tregut do të procedojnë, përndryshe nuk do të procedojmë. Nuk është rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave”, -tha Rama.



10 Comments

  1. Shteti ti detyroje pronaret e pallateve qe ti shesin nen kosto, mjaft kane abuzuar e kane vjedhur. N q se nuk ka dakordesi nga pronaret, atehere te veproj shteti, ka plot menyra ………….

    1. Ti komunisti vogel, do kthesh socilaizmin perseri? Drejtesi i thua ti marresh pronen tjetrit. Ju morrat do ta nxirrni koken ne cdo kohe. Fare e kuqe qe mbin si gremi pas cdo shiu qe bie.

      1. Ti marresh pronen tjetrit eshte krimk me j madh qe mj d te besh, po ku do drejtohesh te evropa ? E ke lexu historine e bashkimit evropian pse i ka kthyer njerzit ne trushplare ? E di ti ca roli ka patur sorosi tek pronat, ne menyre indirekte kuptohet.

  2. Edrama harron qe eshte viti 2019 dhe jo 1989. Si mund te detyrosh dike qe ka investuar te dhuroje ty djersen e vet. Po ti mire jua ben se ai milet ashtu e do.Ti tani bashke me Gjush akulloren duhet te ishe pas hekurave dhe jo te beje show ordinere me katunare perdite ne TV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *