• |
ide | kryesore

Shpërthimi me tritol në Tiranë një paralajmërim? Pista ku po heton policia

Lajme, Të fundit
tritol_1.jpg



Policia është duke hetuar në pistën që dyshohet për një paralajmërim në lidhje me shpërthimin e një sasie lënde plasëse në një lokal në zonën e Liqenit në Tiranë mbrëmjen e të premtes. Pista e parë lidhet me problemet me konkurrencën që mund të ketë patur pronari i lokalit me inicialet M.H, raporton ABCnews.

lokali tirane shperthim

Policia bëri me dije se shpërthimi ndodhi në orën 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”. Pavarësisht dëmeve te vogla ai shkaktoi jo pak frikë tek banorët përreth për shkak të zhurmës së fortë.

Tiranë, informacion paraprak

Më datë 06.12.2019, rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *