• |
ide | kryesore

Video/ Dy gola në pesë minutat e fundit, Jonuz: “Ishte strategjia ime”

Sport, Video



Pesë minuta të cmendura në fundin e sfidës në Gjirokastër kanë fundosur shpresat e Luftëtarit për të ngushtuar diferencën me zonën e shpëtimit në kampionat. Vllaznia ndërtoi një strategji qendresë të finalizuar me golat e Malotës e Likës, që i japin Jonuz tre pikë sigurie. Tekniku i kuqebluve bëri të mos ndihet mungesa e Hygor, u kujdes që prapavija të rezistonte, me një ekuilibër në mesfushë, për të dalë pa dëme nga presioni i fushës i gjirokastritëve e duke kundërsulmuar në mundësinë e parë, për ti mbajtur në panik kundërshtarët.

Në përfundim të sfidës së fituar, që i garanton qendrimin në Superiore Vllaznisë, tekniku Jonuz ka marrë të gjitha meritat e suksesit: “Ishte strategjia ime që të luanim për 0-0 dhe të ishim të kujdesshëm. Fusha ishte e vështirë, në pjesën e dytë hodha dy sulmuesë në fund. Djemtë ia dolën në fund dhe i përgëzoj për këtë. Është ende të flasim për objektiva, skuadra ka 5 muaj që është krijuar. Në pjesën e dytë aktivizova lojtarët më përvojë, sepse e dija që do të lëshonin lojtarët e Luftëtarit”.

Me vetëm 8 pikë, gjërat për Marantas përkeqësohen kur diferenca me shpëtimin bëhet humnerë, për më tepër që deri në janar, ka ende ndeshje për tu luajtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *