• |
ide | kryesore

Video/ Pickimi “special” i Mourinho: “Edhe me buxhet pa limit, Chelsea nuk përmirësohet”

Sport, Video



Tekniku i Tottenham Hotspurs, José Mourinho, nuk e ka humbur fare cinizmin, pas 11 muajsh qetësi, që nga koha kur u largua nga Manchester United. E tani që është tek Tottenham është kthyer të japë përgjigjet e tij speciale për të gjithë. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Spurs, portugezi është përgjigjur shkurt në lidhje me zhbllokimin e merkatos, vendosur nga Cas për Chelsea, ish-skuadra e Special One: “Kanë lojtarë të mirë që tani, nuk është e lehtë të përmirësohesh edhe me një buxhet të palimituar”

Vetëm një ditë më parë në fakt, Gjykata Arbitrale e Sport ka sjellë lajmin e mira për Chelsea: është përgjysmuar dënimi i vendosur në shkurtin e kaluar, kur Fifa kishte vendosur ndalimin e blerjeve për dy dritare të merkatos, për shkak se ka thyer rregullat e transferimeve ndërkombëtare të lojtarëve Under 18. “Shumë i ashpër dënimi, më i ekuilibruar ndalesa vetëm për një sesion” shkruhet në motivacionin e CAS.

Në mënyrë konsensuale është përgjysmuar edhe gjoba: Chelsea duhet të paguajë 300.000 franga zvicerane (mbi 270.000 euro) në vend të 600.000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *