• |
ide | kryesore

Video/ Pritjet e Strakoshës dhe kartoni i kuq i Cuadrado i shkaktojnë Juventus humbjen e parë sezonale

F1, Sport, Video

Në Olimpico fiton Lazio e qesh Inter. Humbja e parë e vitit për Juventus vjen përballë Lazio, që është imponuar 3-1 me përmbysje, duke i dhënë një asist Antonio Conte, që ka tani dy pikë më shumë se bardhezinjtë e Sarri, në krye të renditjes.


Nisi më mirë Juventus, që gjeti edhe avantazhin me Cristiano Ronaldo, pas një aksioni të shkëlqyer me kombinimet Dybala-Bentancur-CR7. U duk historia e një ndeshje të ditur, por nuk ndodhi kështu, mekanizmi i Sarri ka ca ingranazhe që lëvizin me vështirësi, ndërsa të besuarit e Simone Inzaghi morën super xhiro dhe e mbyllën Juventus në gjysëmfushën e tyre, pa i dhënë mundësinë të dilte rrezikshëm para. Lazio barazoi megjithatë vetëm në fundin e pjesës së parë: veprim spektakolar i Luis Alberto, që e dërgon topin në kokën e Luis Felipe për 1-1.

Në pjesën e dytë dy janë episodet ku u vendos ndeshja: Strakosha bëri shpëtimtarin, në të njëjtin aksion që bëri gafaxhiun, duke i dhënë topin Dybala e duke pritur goditjen e argjentinasit, që humbi shansin për të kaluar sërisht torinezët në avantazh. I dyti është kartoni i kuq i Cuadrado, saktësuar nga Var, pasi Fabbri kishte zhgedhur ti tregonte kartonin e verdhë pas faullit ndaj Lazzari.

Aty Lazio përmbysi: një tjetër pasim gjenial i Luis Alberto, topi për Milinkovic që stopon me të djathtën e godet me të majtën, duke mundur Szczesny. Portieri polak mban në lojë bardhezinjtë duke i pritur penalltinë Immobile, që nuk arriti të shënonte golin e 18 në 15 javë, por në kohën shtesë kundërsulmi lacial, me të gjithë Juventus të zbilancuar përpara, ndëshkoi Sarri për herë të tretë me golin e Caicedo.

1 Comment

  1. Dihesh qe Juventusi do u humbiste spese ne mes jave i beri vizite kryeM…… Gjithmone po takoje trsi kryeM….. ekipe ,lojtare me sicuri do te humbasin. Per kete vura bast me nje shoke e fitova 50 euro spese e di qe kryeM…. eshte tersi me madh per shqipetaret dhe nderkombetaret . Sa u be ky palaco kryeminister filluan termetet ne Shqiperi kete edhe zoti nuk e do .Ta gezojme kete tip dhe e besoje se e meritojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu