• |
ide | kryesore

Video/ Son shënon golin e vitit në Premier League: tris i Liverpool në Bournemouth

Sport, Video



Mourinho është kthyer tek fitorja, pas rrëzimit në ish-shtëpinë e tij dhe e bën me një shuplakë të fortë ndaj Burnley. Londinezët e Tottenham shënojnë 5 në portën kundërshtare, me tre gola të jashtakonshëm, por që me shumë mundësi ai i Son do të futet në kandidaturën e menjëhershme për golin e vitit. Koreano jugori e mori topin nga zona e tij, dribloi këdo i doli përpara dhe në fund shënoi golin e 3-0. Përpara tij kishin shënuar Kane e Lucas Moura, ndërsa kapiteni shënoi edhe golin e katërt, përpara se Sissoko të vuloste rezultatin. Me këtë fitore Tottenham ngjitet në vendin e 5-të me 23 pikë, por distanca me Liverpool kryesues mbetet e njëjtë.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk gabon asgjë në Premier dhe shënon tris kundër Bournemouth. Oxalade Chamberlain hapi serinë e golave, duke shfrytëzuar një sugjerim spektakolar të Henderson. Keita vendosi rezultatin në siguri përpara se skuadrat të zbrisnin në dhomat e zhveshjes, ndërsa Salah, pas assist për golin e dytë, vuri edhe emrin në listën e golashënuesve në minutën e 54’, duke i siguruar Liverpool tre pikë të tjera, që ngjisin Reds në kuotën e 46 pikëve, të shkëputur në vendin e parë.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Everton 3 – 1 Chelsea
AFC Bournemouth 0 – 3 Liverpool
Tottenham Hotspur 5 – 0 Burnley
Watford 0 – 0 Crystal Palace



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *