• |
ide | kryesore

Video / United fiton derbin dhe fundos Guardiolan – 14 nga Liverpool

Sport



Derbi i Manchester ka folur për United, i cili ka mundur 2-1 në transfertë rivalët e qytetit City. Kështu trajneri Solskjaer i është gëzuar fitores së arritur falë golave të Rashford dhe Martial të shënuar në pjesën e parë të lojës, saktësisht në minutat 23′ dhe 29′. Një lojë e dominuar nga Djajtë e Kuq të cilët kishin edhe raste të tjera për të shënuar, që kanë dështuar përballë Ederson pa llogaritur edhe një traversë të Rashford. Në pjesën e dytë Manchester City ka shënuar golin e tij të vetëm në minutën e 85′-të me Otamendin. Pas javës së 16-të të Premier League, Qytetarët në vendin e tretë numërojnë 14 pikë më pak se Liverpool kryesues me 45 pikë. Dhe në kampionat skuadra e Guardiola duket se thuajse ka ngritur flamurin e bardhë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *