• |
ide | kryesore

Zbulohet skemë mashtrimi me TVSH-në në Tiranë, 4 të arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohet një tjetër skemë mashtrimi me TVSH. Katër persona kanë rënë në pranga, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor arrestoi A. R., 46 vjeç, A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest me burg” për 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor finalizuan operacionin policor të koduar “Informaliteti 2”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

– A. R., 46 vjeç, A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, ku për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *