• |
ide | kryesore

Aksidentoi për vdekje të riun dhe iku nga vendngjarja, arrestohet 52-vjeçari në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar, i cili dyshohet se ka aksidentuar për vdekje një 36-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Është bërë i mundur arrestimi në flagrancë të shtetasit S.B 52 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”,ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: S.B.,52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”,ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Falë veprimeve të shpjeta  të  kryera nga grupi hetimor u bë i mundur  identifikimi i mjetit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.B, paraditen e sotme u vetëdorëzua në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *