• |
ide | kryesore

Ashley Graham tregon vështirësitë e shtatëzanisë

Paparazzi, Slider



Ashley Graham foli hapur rreth pasigurive të trupit që ka përjetuar gjatë shtatzënisë.

Modelja tregoi me krenari në mediat sociale gjithë periudhën e rritjes së bebit në barkun e saj.

Dhe në një intervistë Graham ndau detaje në lidhje me “luftën e saj” për të mbetur pozitive pasi trupi i saj filloi të ndryshonte.

“Unë gjithmonë kam pasur kontroll mbi trupin tim, edhe kur të gjithë të tjerët kanë dashur të ndryshojnë këtë, unë e mora kontrollin e plotë mbi të. Por kisha një jetë brenda meje që thoshte: Nuk është më i yti, është trupi im,”- tha ajo për Vogue. Bukuroshja brune pranoi se pengesa e parë që kapërceu ishte shtimi i peshës.

“Ndihesha sikur nuk kisha njeri për të biseduar. Unë po fitoja peshë shpejt dhe u ndjeva vetëm,”- tha Graham për revistën e modës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *