• |
ide | kryesore

Basha sulmon qeverinë: Trajtim selektiv të familjeve të pastreha nga tërmeti

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të diel në Fushë-Mamurras, ku sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, pa nga afër situatën e familjeve të dëmtuara nga tërmeti, të cilët prej 13 ditësh qëndrojnë në tenda, në të ftohtë.

Referuar njoftimit nga selia blu, banorët e dëmtuar kërkojnë vlerësim korrekt të dëmeve të shtëpive dhe strehim të sigurt, pasi deri tani Bashkia e Kurbinit i ka keqtrajtuar.

“Në shtëpitë ku jam futur këto dy javë kam parë që para se t’i godiste tërmeti i 26 nëntorit, i kishte goditur tërmeti i varfërisë. Për fat të keq, mangësitë institucionale dhe shtetërore kanë dalë në pah më shumë se kurrë bashkë me korrupsionin dhe bashkë me atë që njerëzit po e dallojnë se po i ndajnë në të nënës dhe të njerkës. Në këtë kohë, kontributi vullnetar i të rinjve ka bërë një diferencë të jashtëzakonshme të përnatshme, të përditshme me nevojat bazike që nga fëmijët 4-5 muajsh e deri tek të moshuarit 80 apo 90 vjeç”- u shpreh kreu i opozitës.

Në takimet me banorët e prekur nga tërmeti në Mamurras, Basha u shoqërua nga rinjtë e FRPD-së, të cilëve u shprehu mirënjohje për kontributin vullnetar, së bashku me banorët e Unazës së Re dhe Aleancës për Teatrin, pasi ata u kanë shërbyer të gjithë të dëmtuarve, me ushqim, ngrohje dhe ilaçe.



7 Comments

  1. Po ku është “sulmi” këtu ?
    Aq më keq të akuzohet Basha për “vota”
    Ai që ka përpiluar titullin e shkrimit abuzon me fjalën “sulmon”, pasi në shtjellimin më poshtë , kjartazi shpjegon se lideri i opozitës kritikon qeverinë se po bën politikë selektive për efekte elektorale e nuk shikon ato qytetarë që janë edhe pa tërmetin në gjendje të mjerueshme.
    Është komenti i Nerit (të ziut) që abuzon me këtë rast për të “sulmuar” opozitën se po luftokërka për vota., sepse të rijt e saj e banorët e Astirit e Aleanca për teatrin, po ndihmojnë ato për të cilët qeveria nuk ka çarë kokën.
    Por edhe nëse opozita “lufton për vota” duke ndihmuar me mundësitë e kufizuara të saj të varfërit, mos po bëkërka ndonjë krim me ketë ?
    A mos ato ndihma të qytetarëve që po ndan qenkan vota të blera me para droge ?
    Shqetësimi duhej të ishte që me rastin e tërmetit që ka varfëruar me mijra e mijra shqiptarë, kjo mazhorancë do ta shfrytëzojë përsëri rastin për të zgjëruar tregtinë kriminale të shitblerjes së votave me paratë e drogës.

  2. Qe paskan qene kaq te varfer pse nuk e more ish kryetarin e bashkise te pd,cfare ka bere ky demokrat per keta te varferit per 4 vjet ne pushtetin lokal,ta mblodhi bythen prap salihu o loqe qe nuk u poqe

    1. A ka mundësi që të komentosh me arsyetimet e trurit që të ka dhënë Zoti , o fundërinë e jo me b…… e me l,,,,, ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *