• |
ide | kryesore

Cara Delevigne, xheloze për fotot e të dashurës (Foto)

Paparazzi, Slider



Nëse ju ka rënë rasti të kaloni nga Instagram-i i Ashley Benson me siguri i keni parë fotot e postuara së fundmi.  Thuajse nudo, Ashley u kujdes të zgjonte fantazinë e ndjekësve të asaj, duke harruar që ajo që s’e përballon dot gjithë këtë, është e dashura e saj, Cara Delevingne.

Nëse tek njëra prej fotove, aktorja e Pretty Little Liars mbulon gjithë trupin lakuriq me çizmet, tek një tjetër silueta e Benson është krejt e dukshme.

Ylli i “Marvelous Mrs. Maisel” bëri një koment në këtë foto dhe gjejeni kush nxitoi t’i kthente përgjigje?! Sigurisht që modelja, e cila thjesht s’i reziston dot.

“Pa më thuaj mua!”- shkruan Delevingne.

Siç mund ta keni vënë re, Cara dhe Ashley nuk flasin shumë për marrëdhënien e tyre, por vajzat janë shumë të dashuruara dhe jetojnë bashkë. Nga të dyja, Cara është ajo që sa herë i jepet mundësia të flasë për partneren e bën në mënyrën më romantike të mundshme.”Ajo është një nga njerëzit që më ndihmoi të doja veten kur kisha më shumë nevojë. Ajo më tregoi çfarë është dashuria e vërtet dhe si ta pranojmë atë, gjë që është më e vështirë nga ç’e mendoja.”- u shpreh kjo e fundit në qershor të këtij viti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *