• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo kthehet tek goli, por Messi i rrëmben një tjetër rekord

Sport

Vazhdon momenti i pafat për Cristiano Ronaldo. Pas zëvendësimit kundër Milan e mungesës kundër Atalanta, në Olimpico me Lazio portugezi luajti 90 minuta, ashtu si kundër Sassuolo edhe këtë herë e gjen veten në listën e golashënuesve. Pavarësisht golit, trishtimi për humbjen me bardhekaltrit, ka marrë një dozë ekstra për CR7, kur është kthyer në shtëpi. Në sfidën kundër Maiorca, Leo Messi ka shënuar tre gola, për të 35 herë në Liga, duke i marrë rekordin portugezin.

Në 9 sezone me Real Madrid, Ronaldo ka shënuar 34 tripleta e Pleshti sapo e ka kaluar, duke i marrë një nga vendet e para të kampionatit spanjoll. E gjitha kjo, as një javë nga humbja e Topit të Artë, i gjashti në karrierën e argjentinasit, që shkëputuet nga shoqëria e CR7 në renditjen e fituesve… Kështu, nëse ndeshja me Lazio e ka lënë të pakënaqur CR7, privimi nga një rekord i rrëmbyer nga rivali i madh është akoma edhe më dëshpërues. Kalon kështu në plan të dytë kthimi i portugezit në gol nga aksioni, që nuk ndodhte nga tetori.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu