• |
ide | kryesore

Fansat e Lady Gaga-s duan t’i shkatërrojnë karrierën e Billie Eilish

Paparazzi, Slider



Fansat e Lady Gaga-s, përmes postimeve të shumta në Twitter, kërkojnë që të shkatërrohet karriera e Billie Eilish për një arsye qesharake dhe të pabesueshme. Një llogari e fansave të Lady Gaga-s publikoi një inervistë të Billie-t teksa së bashku me vëllain e saj Finneas O’Connell bisedojnë në lidhje me veshjet dhe modën në tërësi të Grammy Awards. Përsa i përket fustanit të famshëm prej mishi të Lady Gaga-s, Billie reagoi vetëm me një “Yikes”, që nënkupton se fustani i ngjall neveri.

Bëhet fjalë për këtë fustanin, të cilin Gaga e veshi gjatë MTV Video Music Awards në 2010-n.

Fansat e Lady Gaga-s përdorën hashtagun #BillieEilishIsOverParty – që nënkupton se karriera e saj është e shkatërruar tashmë – i cili brenda pak orësh ishte një ndër hashtag-ët më të përhapur në Twitter.

E gjithë “fushata” është qesharake për tri arsye: 1) Billie është vegane, çka rrjedhimisht është e logjikshme që nuk mund ta pëlqejë kurrsesi të ashtuquajturin fustan të Lady Gaga-s. 2) Billie ka të drejtën të mos e pëlqejë. 3) Pse duhet të shqetësohen fansat e Lady Gaga-s, për aq kohë sa këngëtarja ka treguar që nuk është se i merr shumë parasysh mendimet e njerëzve?

Pak kohë më parë, pati edhe një hashtag tjetër që kërkonte anullimin e Billie-t si artiste, sepse nuk njihte grupin amerikan të rrokut, Van Halen. Van Halen u krijua më 1972-shin. Billie është thjesht 17 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *