• |
ide | kryesore

“Fitoi rikthimi i jetës”: akrobacia e Vilës ‘harron’ tërmetin në Durrës

Sport, Video



“Ajo që është pozitive, futbolli shpreh gjithmonë solidaritet. Fitoi rikthimi i jetës sportive në Durrës. Nuk ka të humbur sot, edhe pse doja ta fitoja ndeshjen”. Me këto fjalë tekniku i Skënderbeut, Ilir Daja, ka lënë pas humbjen e pësuar në Niko Dovana përballë Teutës, për javën e 14 të Superiores. Futbolli u kthye, pikërisht në zonën më të prekur nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit, në Niko Dovana, që pasi priti qindra të pastrehë hapi përsëri dyert për sportin, që bëri tifozët durrsakë të harronin traumën e lëkundjeve të panikut, në golin e minutave shtesë nga një rovjeshatë e Lorenco Vilës.

Goli mbetet sindromë për Teutën, por bregdetarët të paktën u kthyen te fitorja pas katër barazimeve, dhe tani e shohin veten në vendin e pestë me 22 pikë, duke kaluar dy mbi Skënderbeun, që mban tani vendin e 7 në kampionat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *