• |
ide | kryesore

Premier League: në trajnerët më të paguar, Klopp nuk është në podium

Sport



Premier League është një nga kampionatet më ekzaltuese e detyrismisht edhe nga ato që bëjnë pagesat më të cmendura, përfshirë trajnerët. Në klasifikimin e përgjithshëm, Liverpool është praktikisht i pakapshëm, por kur cështja shpërngulet në terrenin e parave, ndryshon pothuaj gjithcka… The Sun ka vënë në evidencë një të dhënë: kush vrapon më shumë se të gjithë në Premier League nuk është më i paguari nga të gjithë.

Pikërisht, Jurgen Klopp, së bashku me teknikun e Manchester United Ole Gunnar Solskjaer, surprizisht nuk bëjnë pjesë në podiumin e më të paguarve, por ndajnë vendin e katërt dhe të pestë! Tekniku i Manchester United fiton 9 milionë euro, ashtu si ai i Liverpool, që në ndryshim nga norvegjezi ka fituar Champions League e udhëton me shpejtësi drejt tiullit kampion këtë vit.

Klopp është befasuar në këtë renditje edhe nga Brendan Rodgers! Tekniku irlandezo verior, i mbërritur tek Leicester prej më pak se një viti, fiton më shumë se gjermani padron i padiskutueshëm i kampionatit: Rodgers sapo ka rinovuar kontratën, për një pagesë prej 11,9 milionë në sezon, që mund të rritet nëse Foxes do të marrin kualifikimin në zonën Champions.

Në vendin e dytë është një trajner që mezi priste të kthehej në pankinë. José Mourinho është bërë prej pak trajneri i Tottenham duke marrë vendin e Mauricio Pochettino: Special One fiton 17,8 milionë në sezon, një pagë prej super menaxheri. Tani Mou duhet të përgjigjet me rezultatet e kualifikimin në Europën që ka rëndësi.

Ka një renditje në fakt në Angli në të cilën Pep Guardiola është akoma më i miri i të gjithëve: tekniku i Manchester City është më i paguari i Premier me 24 milionë në sezon. Këtë vit gjërat nuk po shkojnë mirë në kampionat, por një triumf në Champions mund të rrisë edhe më shumë shpërblimin për Pep.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *