• |
ide | kryesore

Qesharake, kapet sërish në mashtrim/ Si po vazhdon ti dali boja llustraxhiut Veliaj

-Instant, Kryesore, Lajme

Erion Veliaj nuk po di si ti shpëtoojë turpërimit publik që Rama i bëri duke i drejtuar gishtin arrogant dhe duke i thënë pas një vizite në shtëpitë e prekura nga tërmeti, se të nesërmen duhet të ngrihej në 4 30 të mëngjesit për të lyer vetë murin e zhgarravitur të shkllës ku kishin hyrë sëbashku. Ai u bë objekt talljesh masive në rrjet, subjekt memesh nga më qesharaket që ishin parë, me një fjalë kryelojoja i një bande në pushtet. Me dhjetra dhe qindra herë dialogu i tij me kryeministrin u botua dhe u ribotua në të gjitha mediat.

Lexo me tej:


Armand Shkullaku: Erjon Velija, si qeni i Kasharit

Pasi kryeministri i tërhoqi njëherë vërejtjen duke ngjitur shkallët dialogu i tyre vazhdoi edhe pasi u ngjitën në apartament:

Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.

Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.

Erion Veliaj: Ok.

Kjo gjë duket hashiqare edhe në videon që u bë virale dhe që nuk mbeti i madh e i vogël pa e parë. 

Mos i humbni memet/ Tërmeti që i nxorri bojën llustraxhiut Veliaj

Por pas kësaj marrjeje erëzi në publik, Veliaj po mundohet ta zhbëjë të pa zhbëshmen. Ai po përpiqet të tregojë se Rama nuk u iu drejtua atij por një administratori të shkallës duke i thënë atij se duhej të lyente murret në 4 30 të mëngjesit. Një tentativë të parë gjysëm të kamufluar për këtë e bëri gjatë një inspektimi të përbashkët me kryeministrin.

U pajtuan si kllounet! Duhet te qeshin..!! sb

Publiée par Sali Berisha sur Samedi 7 décembre 2019

Por duke mos u mjaftuar me këtë ai është shfaqur me kërkesën e vet edhe te emisioni i Luana Vjollcës për të përgënjeshtruar atë që të gjithë panë me sytë e tyre se shefi i kishte thënë që t’i lyente shkallët që të nesërmen në orën 4 e 30 të mëngjesit.

“I pyetur: në “Shiko Kush LUAN”, nga fëmijët, se a i leu shkallët e pallatit që i tha kryeministri Rama, Veliaj u përgjigj duke thënë se kryeministri nuk e kishte pasur me të, por me administratorin e pallatit, i cili i leu brenda asaj dite. “Ajo kërkesë nuk ishte për mua në fakt po ishte për administratorin e pallatit dhe ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 4:00 të mëngjesit”- tha ai duke iu skuqur fytyra më pak se disa ditë më parë.

Dhe pafytyrësia nuk përfundon këtu. Meqë Lali e hodhi hapin zyra e tij e shtypit filloi të përhapë në media lajmin që konfirmonte versionin e tij duke shkuar edhe më tej duke thënë se sherri mes dy udhëqhqësve ishte shpikur nga dëshira e opozitës për ti parë ata duke u zënë.

Por sado të dridhet e të spërdridhet Lali Eri të gjithë e panë videon e parë (lart) kur Rama i drejtohet fillimisht atij: “pse nuk i lyeni shkqllët o Erion”. Dhe vetëm kur hyjnë brenda dhe Lali guxon të mari fjalën kryeministi i drejton gishtin harbutshe: “Ty ty të them ti do ngrihesh vetë në 4 30 të mëngjesit dhe do e lyesh shkallën. Dakord?”

Aty shihet qartë që rreth e rrotull nuk ka asnjë administrator pallati.

Por e gjitha kjo histori sa banale aq edhe meskine nuk vlen për të treguar se sa langaraq është në mashtrimet e tij Lali Eri. Por për të kuptuar se kur arrijnë të gënjejnë edhe për episode kaq të vogla se sa u duhet besuar realisht këtyre lloj politikanëve.

©Lapsi.al

29 Comments

    1. Gjeja e pare qe duhet bere eshte qe te arrestohen te gjithe mafiozo-drogaxhite qe u konvertuan ne ndertues. Ne L13, Durres, nje pallat eshte demtuar, nje jo, si kuti shahu, si ka mundesi te ndodhe kjo?! Arrestoini ne kushtet e flagrances; per tentativ vrasje, mashtrim, demtim prone, ligjinin antimafie e keni, per mafiozat ndertues. Pallati i firmes Redian, L13, ndertuar nga baxhanaku i Vangjush Dakos, eshte demtuar rende, kur i thuhet administratorit te pallatit, te caktuar nga firma e xhuxhit, ai tregon gishtin e mesit. Keta mafioze kane ngritur poshte shkalleve te pallatit, nje parking per autobuzat e linjes Plepa-Durres, a ka ndonje institucion shteteror qe ti gjeje vendin, gishtit te mesit, te ketyre plerave mafioze?

  1. kot e keni sado te beni propagande kunder tij e sado qe ne syte e shume veteve Veliaj te duket qesharak per lepirjet mbas shefit apo antipatik per cinizmin qe e karakterizon, po te beheshin zgjedhjet sot dhe perballe te kishte nje kandidat te forte, prap do i fitonte. E verteta eshte se njerezit ne tirane duan dike qe punon, dhe veliaj kete e di. Njerezve su rruhet shume per te foluren cinike apo qei lepin bythen shefit, njerezit duan te shohin pune. Veliaj kete e ka kuptuar me kohe ne ndryshim me Bashen qe fatkeqesisht se kuptoi ne kohe sa ishte ne bashki (pasojat e saj i vuan dhe sot) e pervec te gjithave punon, e mbulon antipatine apo te sjelluren e te foluren e tij te padurueshme me pune. Per hir te se vertetes sot tirana ka rruge me te pastra, me te asfaltuara, sheshe me te rregullta, peme me shume te mbjella e njerezit kete duan

    1. Punon apo grabit duke bërë sikur punon është pyetja??

      Përgjigjen besoj mund ta nxjerrësh duke bërë induksion nga sjellja e tij dhe e administratës së bashkisë. Disa nga parametrat që mund të përdorësh janë: 1. Mungesa e transparencës; 2. Dhënia e tenderave afër fondit limit (99.5%); 3. Raportin punë/cilësi; 4. Favorizim të privatit mbi pronën publike etj.
      Për më tepër as ky dhe as KM nuk janë të fortë përballë një personi ose grupi personash me ideale dhe qëllime të pastra për t’a nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga degradimi ku e ka futur kjo rracë 30 vjeçare politikanësh.

      P.S. sufllaqen me dopio pite e blej unë për komentin tuaj nëse doni, në mënyrë që t’i kursejmë paratë rilindjes!

    2. kush punon lejfeni ? hahahaaaaa…
      vetem shplerje truri per lepirat sepse edhe vete lejfeni e dine se ketu po nuk u lepive nuk ha buke

    3. Tirana e Veliaj ka uje po aq sa ne kohe te bashes por me cmim 50% me te larte, ka nje takse infrastrukture arsimore (e perkohshme ?????), por infrastruktura eshte njesoj si ne kohe te bashes, me shume pallate, me pak hapesira, me pak korsi makinash dhe mbi te tera jashtezakonisht shume me pak vende parkimi. Po deshe parkim bleje ne pqllat me 15 apo 20 mije euro. mund ta paguash dhe 100 lek ora. Basha kungulli vertet sberi asgje per Tiranen, por ky po i ben keq

      1. “Basha nuk bëri asgjë sa ishte kryetar bashkie” ky është një prceptim naiv që ka përhapur me djallëzi propoganda e Ramës.
        Ate që nuk pati bërë Rama për 12 vjet sa ishte kryetar i bashkisë, miratimin e planit të përgjithshëm urbanistik të Tiranës, Basha e përfundoi mbrenda vitit të parë.
        Veç miratimit të atij plani, Basha kishte siguruar edhe fondet për projekte të tjera për Tiranën siç ishte zgjatimi i Bulevardit të ri dhe sistemimi i Lumit të Tiranës e deri në projektin e linjës së parë të tramvajit . Projekt tjetër ishte edhe terminali i udhëtarëve e përfundimi i Unazës së re..
        Bash do ti përfundonte këto projekte në mansatin e tij, nëse pas dy vitesh kur erdhi në pushtet Rama, nuk do tja bllokonte të gjitha fondet e tja sabotonte realizimet e projekteve.
        Dy vitet e dyta të mandatit Basha u bllokua tërësisht nga Rama e ,e paturpësi ky thoshte se Basha “fle”
        A nuk ishte Basha ai që më këmbënguljen e tij si ministër i transporteve realizoi në kohë rekord Rrugën e Kombit ? Nëse do të mblidhen të gjitha realizimet në infrastrukturë që ka bërë qeveria Rama, në këto gati 7 vjet të qeverisjes, nuk krahasohen as me Tunelin e Krabës e jo më të Rrugës së Kombit me tunelin e dyfishtë modern të Kalimashit 5 kilometrësh.
        Ndërkaq harohet se realizim i qeverisë Berisha ishte edhe fillimi i punimeve të gazsjellësit TAP e mijra kilometra të tjera rrugësh, ujsjellsash, hidrocentralesh,
        Nuk mund të thuhet se kjo vepër shumë e rëndësishme e infrastrukturës energjitike është një realizim ndërtimi i qeverisë Berisha e aq më pak e qeverisë Rama, ama ishte ajo qeveri që bëri çmos që gazsjellësi të kalojë në Shqipëri.
        Rruga e Arbërit kishte shkuar deri në 40% të gjatësisë e do të kishte përfunduar me kohë po. të mos kishte ardhur në pushtet qeveria e narkotrafikut.
        Aeroporti i Kukësi ishte pothuajse i përfunduar e pritej vetëm marëveshja me kompaninë koncesionare gjermane që kishte monopolin e Rinasit, që të vihej në shfrytëzim.
        Ajo që është më kryesorja, është fakti se ndonëse qeveria Berisha bëri gjithë ato investime të fuqishme me vlera afatgjata e kosto të lartë, arriti që mbrenda dy mandatesh të dyfishonte pagat e pensionet,
        Sa janë ritur pagat e pensionet gjatë këtyre 7 viteve të qeverisë Rama ?
        Thuajse fare veç disa rritjeve të vogla selektive.
        Nuk po shtyhem me probleme të tjera që kanë të bëjnë me normat e demokracisë, drejtësinë, korrupsionin e kriminalitetin në rritje deri në kanabizimin e gjithë Shqipërisë.
        Meqë Rama i ka me shumë qejf etiketimet me kazanë, tepsi e tiganë, mund të thuhet se kazanit të mbrapshtive të qeverisjes së tij, ja hoqi kapakun duke lëshuar erën e rëndë, tërmeti i fundit.

          1. Me mire anjegje sesa keq apo shume keq . I ke pa shkollat e lejfenit qe sapo jane rikonstruktuar ? E ke pa ça i ka bo tiranes me ndertime ky palaço ? Tani thone se kemi 50.000 apartamente stok , atehere pse ndertojne akoma ? Babezia e ripjellsave .

  2. Nuk ke cfare t’i shtosh asaj qe ka shkruar me siper Arditi, por thjesht f’i bejme nje analize te videos. E pranoj se me gjithe antipatine e theksuar qe kam per lalin pasi eshte nje ndishta njeriu me fallco qe ekziston, ate dite e kam meshiruar. E kameshiruar njelloj si cdo njeri kir sheh nje qen rrugesh qe ka p.sh. nje kembe te demtuar dhe qe ecen rruges me tri kembe. Por njelloj si ai qeni qe nuk ka ditur t’i ruhet makinave ne rruge edhe lali nuk ka arritur ta kuptoje se shefi i madh do vetem b.thelepirje dhe nuk do konkurrence ne daljet televizive ku ai eshte showman, rockstar, primadona e baketit apo cdo gje tjeter. Lali qe dikur sulmonte Nanon dhe PS-ne, sot, duke dashur t’i rrembeje skenen “artistit te madh” qe vetem artist nuk eshte, ka harruar se do kthehet ne nje lecke dhe nuk do kete me fatin te lepije gje, maksimumi ku mund te arrije, eshte te fshije ndonje kepuce te baltosur. A ju kujtohet kur kjo qenje thonte per teatrin qe nje termet po te bjere do te shembet? E pra, rane dy mhaft te fuqishem por teatri qendroi. Kji qenje amorfe, sot e ka te veshtire te fitoje pike dhe mendoj qe vptuesit ne Tirane e kane kuptuar me ke kane te bejne. Edhe vete shefi i madh ose piktori, e di qe ky nuk e ka per ghe te kthehet ne “atvrases” dhe me sa duket ia ka hequr vizen. Gjithsesi, do shohim ne te ardhmen. Mendoj se nese lali nuk fillon te krijoje grupimin e tij brenda rilindjes, eshte i vdekur politikisht sado qe te mundohet qe a laje veten nga pislleqet qe ka bere deri me tani

    1. NUK FITON, dhe e gjithe propaganda Riqense mundohet ti mbushe mendjen njerezve qe veliaj punon…pervecse koncessione ndertimi dhe shperdorimi te lekeve per ca pllaka trotuaresh dhe shemtim te tiranes, une nuk kam pare asgje nga ky!

  3. Pse nuk beni nje llogari shume te thjeshte ju qw thoni qe ‘te pakten punon’. Po si mund te beje pune nje njeri si ky. Puna eshte virtyt dhe lidhet me disa cilesi te tjera te njeriu. Jane te lidhura gjerat, asgje nuk eshte aty rastesisht. Nuk eshte se je komplet bastard nga te gjitha, por te pakten punon. Nuk Ndodh o shqiptare. Hapini syte se prandaj po bien dhe termetet. Qe te hapim syte. Ky ska asnje lloj vlere njerezore, por cuditerisht na paska qelluar punetore. Hajde hajdeee

  4. Gjeja e pare qe duhet bere eshte qe te arrestohen te gjithe mafiozo-drogaxhite qe u konvertuan ne ndertues. Ne L13, Durres, nje pallat eshte demtuar, nje jo, si kuti shahu, si ka mundesi te ndodhe kjo?! Arrestoini ne kushtet e flagrances; per tentativ vrasje, mashtrim, demtim prone, ligjinin antimafie e keni, per mafiozat ndertues. Pallati i firmes Redian, L13, ndertuar nga baxhanaku i Vangjush Dakos, eshte demtuar rende, kur i thuhet administratorit te pallatit, te caktuar nga firma e xhuxhit, ai tregon gishtin e mesit. Keta mafioze kane ngritur poshte shkalleve te pallatit, nje parking per autobuzat e linjes Plepa-Durres, a ka ndonje institucion shteteror qe ti gjeje vendin, gishtit te mesit, te ketyre plerave mafioze?

  5. Ju b…q… e lapsit merreni me gjera pa vlere mjafton ti beni qejfin padronit tuaj qe te shkruani dicka te keqe per Edi Ramen ose Erion Veliaj.

  6. Kellirat kelliren duan. Kjo eshte gjeja me me vlere. Me kollaj ndahet atomi se sa truri i prishur. Ikni shihni ndertesen e doganes eshte per tu prishur se cdo kar drejtor qe ka ardhur aty ka bere arkitektin, dhe sa te tjera jane keshtu. Me lehtesine e marreizise kjo gjindje do te vazhoje ta bej gropen edhe me te madhe poshte vetes.

    1. Nuk më ka pëlqyer që mediat e portalet pasqyrojnë edhe komente rrugaçësh që nga 10 fjalë që shkruajnë, 8 i kanë sharje të ndyra me fjalë banale.
      Ama kur shoh se shumica dërmuese e kësisoj “komentuesish” rrugaçë , janë idhtarë të palloshit dy metrosh, kjo e bën efektin më mirë për demaskimin e tij.
      A keni parë ndonjë rrugaç nga këta që me fakte e argumenta të jetë në gjendje të vlerësojë se çfarë ka bërë mirë Rama si kryeministër ?
      Asnjë për be.
      Vetëm sharrje të ndyra kundër opozitës apo cilitdo që kritikon me fakte Ramën.
      Nuk ka fare nevojë që të bësh sondazhe se kush e mbështet Ramën.
      Shiko komentet e ndyra mbushur vetëm me fjalë banale e shtrembërime emrash “salihu, lulzimja, shpellarët e të tjera idiotizma zgjebarakësh, për të kuptuar se kush janë “votuesit” e tij.

  7. Ky nuk eshte vetem llustraxhi mashtrues pis ordiner lal plehu qe nenea i ben dasmen qe ndigjon ramen duke i ofenduar bshk… dhe bene sikur nuk ndigjon dhe i bene hov berishes pse e perserit ate qe tha rama lene ramen te me thote cfar te doj ti mos perserit ato fjal u be e madhe ateher sa nja dy deputete ne parlament i bene hov berishes pse flet keshtu e ashtu. PRA KY ESHT NJE I PA CIP QE NE PROTESTAT E OPOZITES SE VITEVE 2011-1012 HEDHTE BOJE TE KUQE MBI PROTESTUESIT SIKUR ESHTE GJAK.PRA KJO FUTET TEK KRIMI PRA KY SI AKTOR SE REGJIZOR ISHTE RAME ORGANIZOJ DRAMEN E GRISELDES,TE MJER KY VEPRIM FUTET TEK KRIMET .ME PAS THA QE DASMEN MA BERI NENA KY VEPRIM FUTET TEK KORRUPSIONI DHE KRIMI BASHKE. ME VONE KY E MBUSHI TIRANEN ME KJOSKA PRA RAME PRISHI PARA 15 VITESH KJOSKAT E NJE PALE QE SIPAS TIJ ISHIN PROBLEM PER POPULLIN POR JA KETA TE DY JA DHANE PALES TJETER ME LETRA DUKUMENT DHE PUNE TE GARANTUAR PRA PER PALEN E VETE DHE KJO FUTET TEK KRIMI.LEJET E KULLAVE SHUMKATESHE NE CDO 300M EDHE KJO FUTET TEK KRIMI DHE E FUNDIT SHEMBJA E GODINES 15 TEK QYTETI STUDENTI KJO PER KRIM PSE SI KUSH ME CFARE DOKUMENTI E PRISHI CERDHEN E PARTIS DEMOKRATIKE KY NUK NJEH KUFI KY DUHET TE NDALET …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu