• |
ide | kryesore

Reja e Gatusso prishin gjumin e Ancelotti: e ardhmja tek Napoli varet nga Genk

Sport

Nuk ka paqe tek Napoli: barazimi me rikuperim në Udine, pas një pjese të parë për tu harruar, konfirmon agravimin e një krize që duket se nuk ka fund. Fitorja në kampionat mungon për të kaltrit nga 19 tetori: një seri kaq e gjatë negative nuk shihej që nga 2010. E në këtë pikë, Carlo Ancelotti nuk e ka më vendin të sigurtë, pavarësisht se De Laurentiis e konsideroi kur mbërriti tek Napoli si blerjen më të rëndësishme të tij.

Tekniku nga Reggiolo nuk e ka marrë kurrë në konsideratë idenë e dorëheqjes, madje pas ndeshjes deklaroi se “në këtë projekt ndihem më shumë i përfshirë tani që gjërat nuk shkojnë mirë”. Nga ana e tij presidenti De Laurentiis ka telefonuar teknikun ndërsa ishte rrugës për në aeroport për të folur për ndeshjen e sapo përfunduar. E ardhmja në këtë pikë nuk ka siguri: ndeshja e të martës në Champions League kundër Genk është decizive si për ecurinë e Napoli në Europë ashtu edhe për fatet e trajnerit emilian në pankinën e kaltër.


Ta shkarkojë, apo jo? De Laurentiis po fiton kohë por, sipas asaj që bën të ditur ‘Mattino’, ka nisur të mendojë për zëvendësuesin. Ëndërra e tij është ish-tekniku i Juventus Massimiliano Allegri, por që në këtë rast do ta refuzonte ofertën, duke qenë se ka vendosur të pushojë deri në qershor. Emri që qarkullon me insistim është ai i Rino Gattuso (“Eshtë vëllai im por nuk i kam kërkuar asgjë – është përgjigjur Ancelotti pyetjes nëse kishte folur me Ringhio – sepse kam besim të plotë në atë që thotë presidenti”). Sipas asaj që sqaron ‘Corriere dello Sport’ ka patur një kontakt me Jorge Mendes, në lidhje me ish-teknikun e Milan. Për pankinën e Napoli flitet edhe për teknikun e Sqhipërisë, por në skadencë kontrate Edy Reja, që ishte i pranishëm në Dacia Arena. Fati i Napoli gjithësesi kalon përmes Genk: një mbrëmje për jashtë ose brenda. Për skuadrën e për Ancelottin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu