• |
ide | kryesore

Sarri sulmon arbitrin për kartonin e kuq të Cuadrado: “Nuk ishte, ndeshja u kondicionua”

Sport, Video



Humbja e parë në kampionat për Juventus, që në Olimpico është marrë prpara 3-1 nga Lazio. “Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë – komentoi Sarri për Dazn -. Fatkeqësisht lejuam golin në shtesë së të parës, ishte e rëndësishme të shkonim në pushim në avantazh. Në pjesën e dytë, në një moment në të cilën ndeshja dukej në ekuilibër, episodet kondicionuan rezultatin. Duhet të jemi më të kujdesshëm, si në rastin e kartonit të kuq. Por e pashë skuadrën në rritje”.

Tekniku bardhezi nuk është dakord me kartonin e kuq të Cuadrado: “Nuk jam dakord me rastin e qartë për gol sepse topi po shkontë në anësore. Më duket se kartoni i verdhë, si vendosi arbitri, ishte dënimi më i drejtë. Nëse pastaj vendimi me VAR u bë i kuq nuk mund të bëjmë asgjë, ne duhet të mendojmë vetëm atë që mund të kontrollojmë, më saktë vetëm gabimet tona”.

Sarri duhet të bëjë llogaritë me disa probleme në mesfushë: “Eshtë reparti ku mungojnë disa lojtarë për dëmtime. Eshtë një repart që po vuasn numerikisht. Duhet të shpikim ndonjë gjë gjatë javës. Ronaldo? Është kthyer të stërvitet me vazhdimësi”. Juventus duhet të bëjë llogaritë tashmë edhe me dëmtimin e Bentancur, që deri në momentin kur u zëvendësua ishte një pikë referimi në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *