• |
ide | kryesore

“Të dhënat janë tronditëse”, Rama konferencë me donatorët pas takimit me Erdogan: Na ndihmoni në këtë rrugëtim të dhimbshëm!

Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama po zhvillon një konferencë me donatorët në Turqi, pas takimit me Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Në fjalën e tij, Rama e ka vënë theksin te tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shqipëri që la pas pasoja katastrofike.

Duke theksuar faktin se të gjithë janë solidarizuar me Shqipërinë në këto momente dramatike, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se i gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë.


“Të gjithë janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti. Të moshuarit kanë ofruar strehë, nënat kanë liruar shtretërit për fëmijët. I gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë. 

Turqia provoi se i përmbahet urtisë së saj, sepse nuk braktisi miken e vjetër, pas shkatërrimit që ishte thuajse apokaliptik. Presidenti premtoi për të ndërtuar menjëherë 500 banesa, në tokën e plagosur të Shqipërisë, ndërsa unë kam ardhur këtu t’iu kërkoi të gjithëve të bashkoheni në këtë rrugëtim të dhimbshëm.

Dëshiroj që katastrofa që po përballemi të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë dhe shkatërrimi të shndërrohet në një peizazh të bukur në të ardhmen. Tërmeti shkatërrimtar, më i madhi, na ka sfiduar në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë sfidë tjetër të historisë moderne. Ka përkulur dy qytetet më të rëndësishme, Tiranën dhe Durrësin. Xhamia madhështore në Durrës rrethohet nga rrënojat.

Të dhënat tona janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave të shkatërruara janë të ndërtuara dobët nga periudha komuniste, apo kur nuk kishte plan ndërtimi. Megjithatë, shumica e tyre janë struktura shumëkatëshe, që mbajnë me dhjetëra familje”, tha Rama.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu