• |
ide | kryesore

Të martën pretenca për “Babalen” dhe vendimi për Salianjin

Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës ka caktuar të martën më datë 10 dhjetor 2019 në orën 13.00 si ditën kur Prokuroria do të japë pretencën për çështjen Xhafaj – Babale. Për këtë çështje, të akuzuar nga organi i akuzës janë edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji e gazetari Jetmir Olldashi.

Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë e politikës shqiptare, duke e bërë situatën më të polarizuar, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali.

Pasi u publikua audio-përgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane dhe është në qeli, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim. Opozita tha se këto hetime bëhen për të mbrojtur trafikantët e drogës dhe për të kërcënuar ata që kanë kurajon të denoncojnë.

Akuza zyrtare e Prokurorisë është “kallëzim i rremë në bashkëpunim” dhe parashikon burgimin deri në 5 vjet heqje lirie për ish-deputetin Ervin Salianji, akuzuar si organizator, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe te pandehurit Veliu dhe Alizoti.

6 Comments

  1. Është dikush tjetër ai që prokuroria duhej ta merte në hetim e ta çonte në gjykatë për mashtrim të opinionit publik.
    Pa kujtohuni se kush ishte ai që deklaroi se i është dërguar dosja Babale një laboratori të huaj e që rezultoi një mashtrim i pastër njëlloj me mashtrimin e avionëve “mushkonja ” të drogës ?
    Fakt që edhe shqiptari më idiot e ka kuptuar, është se vëllai i ish ministrit Xhafa, u detyrua pas shumë vitesh të dërgohej në Itali për të kryer dënimin me burg prej 7 vitesh e është aktualisht atje në burg.
    Nëse Agron Xhafa do të ishte i pafajshëm e po ashtu edhe i vëllai i tij ministër, përse i pari u nis fshehurazi nga qeveria në burgjet e Italisë, e ministri u shkarkua nga detyra ?

  2. Ja nje sali anj tjeter,e ke ndigjuar salihun dhe lulzimen te flasin me per babalen regjizoret ate qe deshin e bene dhe pak me ndihmen e rames,tani keto leshkot qe e zbatuan ate qe salihu gatoje do shkojne ne pidh te semes,dhe salihu do flase prap per ti perdorur

    1. A e ke marë dëftesën e klasës së tretë fillore ti rrugaç gojë ndyrë ?
      Nga mënyra idiote gjithë gabime që ke shkruar , duket se nuk ke pasur kohë për shkollë se je marë që i vogël me zanatin e vjedhësit të xhepave.
      Kujt ja ke vjedhë celularin me të cilin poston këto bajga ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu