Ka nisur puna këtë mesditë për shembjen e godinës nr.15 në Qytet Studenti. Kjo godinë u vlerësua si e pabanueshme nga ekspertët pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas pasoja katastrofike.
Shembja e godinës po bëhet me mjete të rënda, fadroma, dhe jo me eksploziv. Gazetari Skëndaj raporton se fillimisht është menduar që prishja të bëhej me eksploziv, pasi një ditë më parë u panë në terren edhe ekspertët luftarakë të Forcave Xheniere.
Por, duket se ndryshimi i planit ka të bëjë me shmangien e rrezikut, që mund të sjellë përdorimi i eksplozivit te ndërtesat që janë pranë, si shtëpi banimi dhe konvikte të tjera, ku aktualisht ka studentë.
Godina nr.15 ka vite që e ka humbur funksionin e konviktit. Prej më shumë se 20 vitesh në të ishin vendosur familje të pastreha, të cilat i paguanin qira vjetore shtetit. Konkretisht në këtë godinë ishin strehuar 95 familje. Familjet janë nxjerrë forcërisht nga bashkia 2 ditë më parë, pas vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës.
do boje edi ndonje gjadaciele qe te vdesin me shume shqiptare kur te bie ndonje termet dhe ju dele duartrokisni shume bukur ska nje se jemi m zone termetesh ,
Kjo godin nuk ka asnje demtim nga termeti ka qen sebepi te nxiren jasht banoret
Do isha dakort qe kjo tju kthehej studentave dhe atyre gjynafqareve ti gjendej zgjidhje , po a do jet vall kshu?
Mos perfundojn ne pallate!!!