• |
ide | kryesore

U shkatërrua nga tërmeti, shembet me fadroma godina nr.15 në Qytet Studenti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka nisur puna këtë mesditë për shembjen e godinës nr.15 në Qytet Studenti. Kjo godinë u vlerësua si e pabanueshme nga ekspertët pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas pasoja katastrofike.

Shembja e godinës po bëhet me mjete të rënda, fadroma, dhe jo me eksploziv. Gazetari Skëndaj raporton se fillimisht është menduar që prishja të bëhej me eksploziv, pasi një ditë më parë u panë në terren edhe ekspertët luftarakë të Forcave Xheniere.

Por, duket se ndryshimi i planit ka të bëjë me shmangien e rrezikut, që mund të sjellë përdorimi i eksplozivit te ndërtesat që janë pranë, si shtëpi banimi dhe konvikte të tjera, ku aktualisht ka studentë.

Godina nr.15 ka vite që e ka humbur funksionin e konviktit. Prej më shumë se 20 vitesh në të ishin vendosur familje të pastreha, të cilat i paguanin qira vjetore shtetit. Konkretisht në këtë godinë ishin strehuar 95 familje. Familjet janë nxjerrë forcërisht nga bashkia 2 ditë më parë, pas vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës.



2 Comments

  1. do boje edi ndonje gjadaciele qe te vdesin me shume shqiptare kur te bie ndonje termet dhe ju dele duartrokisni shume bukur ska nje se jemi m zone termetesh ,

  2. Kjo godin nuk ka asnje demtim nga termeti ka qen sebepi te nxiren jasht banoret
    Do isha dakort qe kjo tju kthehej studentave dhe atyre gjynafqareve ti gjendej zgjidhje , po a do jet vall kshu?
    Mos perfundojn ne pallate!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *