• |
ide | kryesore

Video/ Flamurtari reziston vetëm një pjesë loje: tre gola të Lacit e bëjnë Birçen të fajësojë të ikurit

F1, Sport, Video



Ishte ndeshja më e thjeshtë e javës, të paktën në letër, por edhe në fushë rezultoi e tillë, me Laçin që rrëmbeu fitoren 3-0 përballë Flamurtarit, duke u kthyer në shinat e fitoreve, pas ndërprerjes që i bëri Partizani serisë impresinuese të Cungut. Kuqezinjtë e Birçes, rezistuan vetëm një pjesë lojë, ndërsa më pas u dorëzuan në golat e Shehut, Nëabueze dhe Tekos.

Ka mbetur pa justifikime tani edhe tekniku i kuqezinjve, që në pamundësi për të ndryshuar gjërat, fajëson ata lojtarë që zgjodhën të largohen nga skuadra, për shkak të problemev të mëdha financiare: “Flamurtari po lëngon dhe më vjen keq. Të gjithë ata lojtarët që largohen, kanë bërë zgjedhjen e gabuar, pasi Flamurtari është një ekipi i madh dhe meriton respekt. Fajin ia u hedh atyre, pasi largohen pa dinjitet nga ekipi, dhe në mënyrë të nxituar. Mund të iknin në janar me konsesus”.

Një pjesë loje, vlonjatët u dukën skuadra efektive, që iu përgjigj presingut vendas me një goditje traverse, që vërtetë i trembi kurbinasit, por edhe i tregoi Cungut se duhet dicka më tepër të marrë fitoren. Bardhezinjtë u futën në fushë me tjetër mentalitet dhe mesfushori Julian Shehu zgjidhi ndeshjen, në zhvillimet e një goditje këndi.

Kaq ishte e mjaftueshme për të demoralizuar vlonjatët dhe në minutën e 58-të, shifrat i dyfishoi Kirian Nëabueze me 11 metërshin e fituar nga Lushkja, përpara se Teko të vendoste rezultatin në minutën e 83-të, pas një kundërsulmi model, me golin e tretë. 22 pikë për Lacin, vetëm tre larg vendit të parë, ndërsa Flamurtari duket gjithnjë e më i pashpresë, me vetëm 5 pikë pas 14 ndeshjesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *