• |
ide | kryesore

Video/ Krahasim fenomenal i Mourinho për Son: “Quajeni Sonaldo Nazario”

Sport, Video



Mjafton një gol, tipik nga ata të shënuar nga braziliani Ronaldo Luis Nazario Da Lima dhe Son Heung-min është bërë Sonaldo Nazario. Ai që e ka krahasuar koreano-jugorin me Fenomenin ka qenë Josè Mourinho. Special One ka ekzaltuar lojtarin e tij pas golit të shënuar ndaj Burnley, një vrapim i jashtzakonshëm nga pota në portë prej 78 metrash me gjysmën e skuadrës kundërshtare të dribluar. Pas ndeshjes, tekniku portugez nuk ka ngurruar të bëjë krahasimin e koreanit me më të famshmin Ronaldo, atë brazilian: “Djali im e quan Sonaldo Nazario e ai që bëri është një gol prej Sonaldo Nazario”.

Pastaj edhe krahasimi: “E vetmja gjë që më vjen në mendje është se pata nderin të rishoh golin që bëri Ronaldo në ndeshjen mes Barcellona e Compostela në 1996”.

https://www.youtube.com/watch?v=cVBudXVmgR8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *