• |
ide | kryesore

Video/ Nuk ka qetësi tek Juventus: Bonucci e Cuadrado kalojnë tek duart

Sport, Video



Juventus ka humbur ndeshjen e parë në Olimpico, por bashkë me ndeshjen edhe qetësinë. Gjithcka ka shkuar keq për bardhezinjtë në 90 minutat kundër Lazios, por përvec faktit se duhet të ndjekë tashmë Inter dy pikë përpara, bardhezinjtë duhet të administrojnë edhe një carje në dhomat e zhveshjes, dëshmuar nga sherri, që u shmang vetëm me ndërhyrjen e lojtarëve të tjerë, mes Bonucci dhe Cuadrado.

Kartoni i kuq, me VAR, për kolumbianin ka humbur qetësinë e Cuadrado, por edhe kapitenit Bonucci, që fillimisht u afrua për të larguar lojtarin e Juventus që protestonte tek arbitrit, por më pas të dy kaluan tek duart: dora e vendosur në gojën e Cuadrado, për ta penguar të ofendonte arbitrin, ka shkaktuar reagimin e fortë të kolumbianit, që ka reaguar duke u kapur nga duart me kapitenin e duke mos i kursyer ofezat mes tyre.

Një histori e përsëritur, duke qenë se edhe në tunel, pas ndeshjes së parë të fazës së grupeve, që Juventusi barazoi 2-2 ndaj Atletikos së Madridit, në Champions, pati shkëndija mes Bonucci dhe Cuadrado, duke konfirmuar tashmë se gjërat mes të dyve nuk shkojnë edhe aq mirë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *