• |
ide | kryesore

Video/ “Peshoj shumë, nuk arrija të lëvizja”: Ruiz, misteri i shtimit të menjëhershëm në peshë i humbi ndeshjen me Joshua

Sport, Video

Andy Ruiz Jr i ka atribuuar humbjen e duelit me Anthony Joshua shtimit të tij të menjëhershëm në peshë, mes dy luftimeve për titujt botëror të peshave të rënda. Kampioni i parë meksikan i peshave të rënda ka humbur titujt WBA (Super), WBO, IBF e IBO në sfidën e dytë kundër AJ’ në Arabinë Saudite një ditë më parë.

Ruiz Jr nuk arriti në asnjë moment të fshinte distancën mes boksierëve për të bërë goditjet që shkatërruan “AJ” 5 muaj më parë në Madison Square Garden. Lëvizjet e Andy Ruiz Jr ishte dukshëm të penguara në raundet e fundit nga pesha ekstra që mbante.


‘The Destroyer’, që në peshimin e të premtes tregoi 130 kg, është i ndërgjegjshëm se pesha e tij e shtuar në mënyrë të menjëhershme pati një rol të rëndësishëm në humbjen e tij profesionale. Ruiz Jr i dorëzuar është shprehur pas ndeshjes: “Mendoj se nuk e kisha përgatitur ndeshjen si duhet. Kisha marrë shumë peshë. Por nuk dua justifikime. Nëse do të bëjmë luftimin e tretë, është më mirë të besoj se do të futem në ring në formën më të mirë të jetës sime”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu