• |
ide | kryesore

Përjashtohet Rusia: Anti-dopingu i bën “gjëmën” në Olimpiadë e Botëror

Sport



Nuk ka Olimpiadë të Tokio 2020, e as Botëror futbolli 2022 e madje edhe Lojëra Dimërore Pechino 2022 për Rusinë. Agjensia Botërore antidoping ka vendosur përjashtimin e Rusisë nga Olimpiada e Botërore për 4 vjet. Lajmin e ka komunikuar një zëdhënës i Wada në përfundim të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv në Lozanë. Rusia, dënohet për falsifikimin e të dhënave të kontrolleve antidoping mbi atletët e saj, por mund të prezantojë apelimin në Cas, ku do të thuhet fjala e fundit.

“Lista komplete e sanksioneve të Komitetit është aprovuar unanimisht nga 12 pjesëtarët e Ezkekutitit”, ka deklaruar zëdhënësi i Wada. Komiteti i revizionit të konformizmit ka rekomanduar, ndër të tjera, përjashtimin e flamurit rus nga Olimpiada e cdo lloj kampionati botëror për katër vjet, me mundësinë për e prezantimit të atletëve rusë me një flamur “neutral”.

Rusia, që tani ka 21 ditë kohë për të prezantuar ankimim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, nuk mund të garojë as në Botëror e nuk i lejohet të mirëpresë këto kompeticione ose të kandidojë për to.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *