• |
ide | kryesore

Bartomeu mohon transferimin e Vidal: për ka patur një takim të fshehtë dhe një kusht të vendosur

Sport



“Vidal? Nuk është parashikuar asnjë lëvizje në janar”. Në një intervistë për ‘Repubblica’ presidenti i Barcellona Bartomeu blindon mesfushorin kilen, duke zbehur ëndërrat e Inter. Por e përditshmja spanjolle ‘Sport’ referon në faqen e parë një takim, të ndodhur të premten, mes drejtuesve blaugrana e atyre zikaltër për të folur pikërisht për Vidal e Rakitic. Nga ana e tyre klubi katalanas ka kërkuar një opsion për Stefano Sensi e Lautaro Martinez.

Ashtu si bën të ditur akoma ‘Sport’, për Vidal, që ka një kontratë në skadencë në 2021, Barcellona kërkon 20 milionë euro, por cmimi mund të zbresë deri në 15 milionë. Dy shoqëritë ishin takuar në tetor, me Inter që kishte kërkuar informacione mbi Rakitic, por cmimi prej 30 milionë për kroatin e kishte ndaluar menjëherë diskutimin. Nga ai moment Vidal u kthye në prioritet për mesfushën zikaltër. “Vidal? Mund të bëhet, kemi konsideratë të madhe për të”, ka thënë kohët e fundit administrator i deleguar i Inter Beppe Marotta, duke folur për kilenin.

E Antonio Conte nuk humb rastin për të ekzaltuar lojtarin: “Me mua është rritur shumë, ka dhënë gjithnjë gjithcka”. Menaxheri i lojtarit ka në program një takim me drejtuesit e Barcellona përpara Krishtlindjes. Klubi katalanas ndërkohë është i kujdesshëm me situatën e Lautaro: “Lautaro? Tek Inter po luan shumë mirë e nuk është i vetmi që më ka impresionuar”, ka thënë Bartomeu për ‘Repubblica’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *