• |
ide | kryesore

Basha rikujton 5 propozimet për zonat e prekura nga tërmeti: Të ndalojmë futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar përmes një postimi në “Facebook” pesë propozimet që duhen marrë parasysh për të gjitha subjektet ekonomike në zonat e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

“Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale, që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste”- ka shkruar Basha krahas pesë propozimeve si; anulimi i taksës së pasurisë, përjashtimi i taksës së të ardhurave, pezullimi i kontributeve të sigurisë shoqërore, përjashtimi i TVSH-së, si dhe pezullimi dhe anulimi i pagesave të faturave të energjisë dhe ujit.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit, ashtu sikurse edhe në zonat e tjera të prekura. Risjellim në vëmendje se tërmeti me magnitudë 6.4 ballë ka shkaktuar vdekjen e 51 personave, si dhe plagosjen e mbi 900 të tjerëve.



4 Comments

  1. Ky loqja rri e i fut i xhiro andej kendej,pastaj kalon dhe fcb dhe i thote dhe ca pika te tjera,behu burre o lulzime,braktis kermen salih dhe do shikosh cfare do ndodhe me ty

    1. O idiot unë mezi po e kandis që gjasme të bashkëpunojmë, dhe që pastaj tia ngec përgjesinë Lulit, ti e shan dhe e bën që të mos ket besim te unë.

      Sot nuk ke sufllaqe. Je i pushuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *