• |
ide | kryesore

Dhunë në Bolonja: qëllohet me thikë tifozi i Milan, rrezikon jetën

Sport



Milan ka fituar ndeshjen në Bolonja 2-3, por jo gjithcka ka shkuar mirë për tifozët kuqezinj, që kanë festuar triumfin e dytë radhazi të skuadrës së tyre të zemrës. Një prej tyre është qëlluar me thikë në dalje të sektorit të miqve në stadiumin Dall’Ara të Bolonjës, në përfundim të ndeshjes mes kuqebluve e Milan.

Sipas saktësimeve të para, ka shpërthyer një sherr mes tifozëve të Milan e gjatë daljes nga sektori ka ndodhur goditja me thikë. Personi i plagosur është transportuar në spitalin Maggiore të Bolonjës në gjendje të rëndë, ndërsa janë duke u kryer hetimet e Policisë për të qartësuar detajet e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *