• |
ide | kryesore

Filmi për historitë e dashurisë gjatë diktaturës, regjisori rus merr “Çelësin e Qytetit” të Gjirokastrës

Paparazzi



Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, i dhënë “Çelësin e Qytetit” regjisorit rus Juri Arabov, i cili ka përfunduar në qytetin e gurtë xhirimin e një filmi që tregon një nga ato dhjetëra histori të viteve ’50-’60, mes një djali shqiptar të shkolluar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe një vajze ruse, të cilët do të duheshin të ndaheshin për shkak të raporteve të prishura diplomatike mes dy vendeve.

Ceremonia u organizua në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, i cili është skenaristi i këtij filmi.

“Unë besoj se Gjirokastra si shesh-xhirimi për filma vendas e të huaj është një promovim i jashtëzakonshëm për qytetin dhe ndërkombëtarizimin e tij të mëtejshëm si pasuri e trashëgimisë botërore”, thotë Golemi teksa publikon fotot në Facebook.

Javë më parë në Gjirokastër ishte për xhirimin e filmit “Unë dhe Milloshevici” edhe aktori i madh francez Gerard Depardieu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *