• |
ide | kryesore

FOTO/ Ndahet nga jeta aktori, pjesë e serialit “Friends”

Paparazzi



Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktori amerikan Ron Leibman. Shkak u bënë komplikimet e shkaktuara nga inflamacioni i mushkërive. Lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit e konfirmoi menaxheri i tij, Robert Attermann.

“Agjencia Abrams Artist është thellë e pikëlluar për lajmin që Roni ka ndërruar vendbanim. Roni ka qenë aktor jashtëzakonisht i talentuar me karrierë të dalluar në sferën e filmit, televizionit dhe teatrit. Mendimet tona janë me gruan e tij, Jessica dhe familjen e tij”, – thuhet në deklaratën e Attermann.

I lindur në New York, Leibman ka qenë i njohur për filmat “Slaughterhouse-Five”, “Where’s Poppa?” dhe “Norma Rae”. Në vitin 1993, ai fitoi çmimin “Tony Award” për aktorin më të mirë në një shfaqje dhe çmimin “Drama Desk Award” për interpretimin e Roy Cohn në filmin “Angels in America”. Ai u bë i njohur edhe me rolin e Dr. Leonard Green, babait të Rachel (Jennifer Aniston) në hit serialin televiziv, “Friends”.

Image result for Ron Leibman Image result for ron leibman friends Image result for ron leibman friends

Related image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *