• |
ide | kryesore

Ibrahimovic e ka bërë zgjedhjen e tij: “Nuk do të vijë tek Bolonja, ka bërë të tjera zgjedhje”

Sport



Prej disa javësh është duke u diskutuar në Itali (dhe jo vetëm) e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic. Kampioni suedez, i freskët nga eksperienca në MLS me Los Angelos Galaxy, mund të lajmërojë në orët e ardhshme skuadrën e tij të re. I lakuar për një transferim tek Bolonja, Milan dhe Napoli, duket se njëri prej pretendentëve ka dalë nga loja dhe tashmë Ibra e ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm. Drejtori sportiv i Bolonjës, Valter Sabatini, ka saktësuar se 38 vjecari nuk do të shkojë tek klubi emiljan: “Nuk do të vijë tek Bolonja. Ka bërë të tjera zgjedhje”. Ndërkohë kanë mbërritur edhe deklaratat nga ana e trajnerit të Napolit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes delikate të Champions League ndaj Genk mbi të ardhmen e Ibras: “E kam telefonuar dje në mbrëmje: më ka thënë që është në Los Anxhelos, ndihej shkëlqyer”.

KU DO TË LUAJË IBRAHIMOVIÇ? – Pas zërave të javëve të fundit, pista më e besueshme për të ardhmen e Ibrës është ajo që e çon pikërisht tek Milan. Gjatë ditës së djeshme edhe drejtori sportiv i Milanit, Frederik Massara, ka zbuluar për mikrofonët e Sky Sport: “Nuk ka një tratativë në vazhdim. Tani është momenti i reflektimit të Ibrahimovic. Klubi është në pritje, nuk ka përditësime mbi këtë temë. Federimi i menjëhershëm është një mundësi, por ka pak kuptim. Motivi? Nuk ka luajtur prej disa javësh dhe do të ketë nevojë të paktën për pak kohë për të gjetur gjendjen optimale”. Në mesin e javës mund të arrijë kështu njoftimi zyrtar nga vetë kampioni suedez, që do të mund të zbarkojë kështu përsëri në Serinë A. Duke lënë kthesat e jashtëzakoshme dhe të papriturat, Italia do të jetë përsëri pjesë e karrierës së tij pas eksperiencës me Juven, Interin dhe Milanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *