• |
ide | kryesore

Inxhinieri i bën apel Ramës: Vendos urgjent çfarë do të bësh me ndërtesat e larta në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Inxhinieri Arben Meçe është treguar sërish i “ashpër” me kryeministrin Edi Rama, gjatë mbledhjes së dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Meçe i është drejtuar Ramës, duke i kërkuar të shkojë patjetër në Shijak për të parë situatën.

“Kam gjithë jetën që punoj në Shijak. Duhet të vini, sepse është nga qytetet më të qeta, por më të shkatërruara. Aty do të shihni lagje të tëra, që janë shkatërruar”, tha inxhinieri.

Më tej, inxhinieri i kërkoi kryeministrit Rama që të organizojë menjëherë grupet e punës, t’i ulë në tavolinë dhe të vendosin çfarë do të bëjnë me objektet e larta në Durrës, që sipas tij, kanë defekt në projekt, i cili mund të shpërthejë edhe pas riparimit.

“Durrësi ka shumë objekte të larta, që dëmi duket shumë i madh. Ka një arsye të vetme, është teknike, është defekt i projektit, që do të thotë edhe pas riparimit ky defekt do të shpërthejë. Ne nuk jemi më të mirët, z.kryeministër grupet duhet t’i organizosh ti. T’i ulësh në tavolinë dhe të vendosni urgjent çfarë do të bëhet me këto objekte. Forcën që ka betoni, nuk e përballon çfarëdolloj muri t’i vendosësh, sepse elasticiteti është aq i madh, sa dëmton ndoshta edhe betonin. Pa bërë këtë procedurë, në mënyrë absolute të mos kalohet te fazat e tjera”, deklaroi inxhinieri Meçe.



8 Comments

  1. Ky inxhenieri eshte nje person me probleme. Duhet te ishte degjuar kur flet per cdo ndertim dhe menyra se si i paraqet. Per kete fajin ne cdo gje e ka PD. Per kete njeri, ka mundesi qe edhe termetin ta kete shkaktuar PD

    1. PSE DREJTORI I INSTITUTIT QE THOSHTE SE PROBLEMET KANE FILLUAR MBAS 2013 NUK ESHTE PER TI DHIER NE KOKE ATIJ DHE TE GJITHE KETYRE MAVIVE ?SIKUR NUK ISHTE GJUSHI DHE VETE RAMA NGA 12 VJET NE TIRANE QE DHANE LEJET E NDERTIMIT . TE GJITHE JANE SAHANLEPIRSA TE PAIMAGJINUSHEM DHE KUJTOJNE SE VITI ZERO FILLON DITEN QE ATA MARRIN PUSHTETIN .

  2. Keto kane frike te shembin shtesat mbi katet s ne Durres qytet dhe ne plazhet. Kane marre pare dhe vota. Keta jane tipa URIAH HIPA . FRIKACAKE TE KORRUPTUAR.

  3. E kam parë këtë inxhinjerin “kritik” ndaj Ramës kohët e fundit në panele debatesh në televizion.
    Meqë një pjesë e përgjegjësisë më të madhe për dëmet e tërmetit e kanë inxhinjerët zbatues të ndërtimit, ky ose do të ngarkoj me faj Berishën, ose do të ngarkojë me faj arlitektët e të gjithë të tjerët, duke përjashtuar vetëm veten e tij. Që në Shqipëri ekziston e ashtuquajtura mafie e ndërtimit, kjo nuk është ndonjë gjë e re që e zbuloi vetëm tërmeti.
    Ka vite që cilido shqiptar që hedh sytë veçanërisht në kryeqytet e qytetet bregdetare, bën pyetjen e drejtë :
    Po nga i ka ardhur Shqipërisë gjithë kjo para kaq e madhe për të bërë në një kohë të shkurtër gjithë këto hotele e pallate shumëkatëshe e që ju shtohen katet çdo vit ?
    Dijmë që fabrikat e materialeve të ndërtimit jo vetëm që nuk janë shtuar e modernizuar, por janë paksuar edhe më shumë. Që Shqipëria të ketë pasur prodhime të bollëshme industriale e bujqësore që të ketë mbushr tregun e huaj me eksporte, edhe kjo rezulton zero.
    Thua vallë se kjo para e madhe hyri nga industria fazone.
    Paratë e kësaj industrie shkojnë më shumë tek pronarë të huaj.
    Pra është paraja e fituar me trafiqe e kontrabanda droge, armësh e gjithfarë lloj pisllëqesh të tjera, që në Shqipëri është shplarë me këto ndërtime .
    Atëhere pse hidhet përpjetë ky inxhinjeri Meçe, sikur e pickon ndonjë grerëz, sapo dikush përmend mafien e ndërtimit ?
    Kemi fatin të kemi kryeministrin më të gjatë e zv/kryeministrin më të shkurtër në Europë.
    Që të dy, po të përmendësh akulloren Gjushi, hidhen përpjetë për ti dalë në mbrojtje, ndonëse e dijnë fort mirë që veç lidhjeve të tij me bizneset e drogës, me betonin e fabrikës së tij janë ndërtuar shumica e pallateve shumëkatëshe të Durrësit, në 12 vitet e pushtetit të tij në këtë qytet.
    Dëgjuam kryeministrin e zv. e tij të deklarojë se pallatet që po shkatërohen, janë hetuar nga prokurorët e ata që kanë abuzuar në ndërtimin e tij, drejtësia do ti dënojë.
    Ndonëse kamerat televizive i kanë shkuar pas Ramës kudo që ai shkon, nuk kemi parë që ndonjë grup prokurorësh tju bashkëngjitet specialistëve inxhinjerë, për të mbledhur prova para se të prishen.
    Që për Ramën shkatërimi i ndërtesave me tritol është një nga hobet e tij më të preferuara, e duket se pas zymtësisë e qarjeve të ditëve të para, me fillimin e shkatërimeve të pallateve vetëm me një kryq, filloi ti çelet fytyra, falë kamerave televizive e kanë parë këtë qindra mijë shqiptarë.
    A nuk e ka shpallur SHBA Gjushin si një politikan të korruptuar që i ndalohet hyrja atje ?
    Nuk qenka bërë “kurioz” Rama e të pyesë ambasadën se çfarë prova ka SHBA për Gjushin ?
    Po “drejtësia e reformuar e depolitizuar” përse nuk e ka marë në hetim akulloren , qoftë edhe me akuzën që i ka bërë DASH ?
    Avokati i shquar me formim juridik anglo-sakson të marë në Oxford , i biri i Kiço Ngjelës, është i bindur me 100% që drejtësinë në Shqipëri do ta bëjë FBI amerikane.
    Sigurisht që DASH për të ndaluar hyrjen e Gjushit në SHBA, informacionet i ka marë nga FBI.
    Pse nuk u arrestua Gjushi mbas tërmetit nga drejtësia që sipas Takut qënka në dorë të FBI ?

  4. Arben Mece ka qene ihs pedagog te inxhinieria e Ndertimit deri ne vitet e demokracise se ne 1992 u be deputet i Pogradecit ne mos gaboj nen siglen e PD. Super servil si gjithe katunaret qe kane ardhe me valixhe druri ne Tirane.Pastaj me vone e perzune si shkerdhate nga PD dhe ketu e ka fillin dhe inati katunarit Ben. Gojet e liga thone qe ka qene bashkepunetor i Sigurimit me pseudonimin “Mitralieri”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *