• |
ide | kryesore

Lëvizje në policinë e shtetit, ndryshojnë shefat e komisariateve

Lajme, Të fundit



Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka bërë ndyshime në nivele drejtuesish në disa nga komisariatet e vendit. Mësohet se këto ndryshime prekin disa shefa komisariatesh, nga Tirana, Vora dhe Kavaja.

Sipas informacioneve, se shef i komisariatit në Vorë është emëruar Aliosha Broka, i cili më parë ka drejtuar komisariatin në Kavajë.

Ndërkohë, në Kavajë është emëruar Sali Skura, që ishte shef i komisariatit nr. 5 në Tiranë. Në vend të tij është emëruar Altin Lila. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe shefat e krimeve në disa komisariate.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *