• |
ide | kryesore

“Marriage Story,” filmi që po “pushton” Netflix (VIDEO)

F1, Paparazzi, Slider, Stil



Përflitej si një kryevepër prej muajsh, por popullata e gjerë mundi ta shohë në Netflix që prej 6 dhjetorit. Nëse nuk e keni parë, merrni të dashurin/ën, burrin/gruan a partnerin dhe kushtojini vëmendje. Le të shërbejë “Marriage Story” si një fabul nga e cila duhet nxjerrë mësim.

Gjithçka nis me Charlie (Adam Driver) që rrëfen gjithë gjërat që pëlqen te Nicole (Scarlett Johansson. Ajo është “trime,” “di të kërcejë shumë mirë “ dhe “di kur ta nxisë dhe kur ta lërë rehat.” Pas tij, Nicole tregon ç’i pëlqen te Charlie. Ai “di të vishet bukur dhe s’është kurrë në siklet, që është e rrallë te burrat.” Ai “qan kur sheh filma në kinema” dhe “i pëlqen të jetë baba.” Një sekondë më vonë zbulojmë se listat janë shkruar – por s’lexohen kurrë – si detyrë e dhënë nga ai që do të ndërmjetësojë divorcin e tyre. Ku gaboi një çift që sheh më të mirën te njëri-tjetri, që ka një fëmijë, karriera të arrira, një jetë të mirë? Si mund të divorcohesh, kur gjërat janë kaq normale?

Së pari, “Marriage Story” e bën mëse të qartë se ne e dimë çfarë nuk shkon dhe çfarë do të kthehet në një problem në të ardhmen në fillim të një lidhjeje. Por kjo s’na ndalon kurrë të biem në dashuri, në të kundërt ç’kuptim do të kishte jeta. Nicole nuk e dinte ç’donte të bënte, prandaj ndoqi rrugën e Charlie-t dhe në fund, e akuzoi se nuk e lejoi të kishte një zë në atë martesë. Charlie nga ana tjetër, nuk donte të martohej aq herët, por e bëri me vetëdije të plotë. Në fund, akuzoi Nicole se e shtyu ajo. Siç e thamë dhe në shtator, kur je i privilegjuar, duhet të lodhesh dyfish për t’i hapur punë vetes. Edhe pse marrëdhënia në përgjithësi duket mirë, janë gjërat e vogla ato që e kalbin.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *