• |
ide | kryesore

Ndenjëse mbi lojtarët e gaz lotsjellës nga policia: Cruzeiro për herë të parë në histori rrëzohet nga kategoria

Sport



Cruzeiro ka pësuar një rrëzim historik nga elita e futbollit brazilian. Klubi i famshëm për herë të parë në 98 vjet histori nuk do të jetë mes më të mirëve në kampionatin brazilian. Vendimtare humbja 2-0 kundër Palmeiras në një ndeshje të karakterizuar nga trazira në shkallët e stadiumit.

Cruzeiro, skuadra e Belo Horizonte, e ka fituar të fundit nga katër titujt kampionë të Brasileirao në 2014, por është rrëzuar tashmë në Divizionin e dytë, pasi e ka mbyllur sezonin me pesë humbje radhazi.

Ndeshja është pezulluar pesë minuta nga fundi, pas golit të dytë të shënuar nga Palmeiras, kur tifozët e Cruzeiro të tërbuar kanë shkulur ndenjëset e stadiumit dhe i kanë hedhur drejt lojtarëve në mesin e fushës. Policia, në gatishmëri të plotë për shkak të ndjeshmërisë së lartë të kësaj ndeshje, është përgjigjur me gaz lotsjellës në tentativë për të vendosur rregull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *