• |
ide | kryesore

“Nuk kam nevojë për firmën që ta di…”: Edy Reja në Tiranë për takimin me Dukën

F1, Sport



Firma në kontratën e rinovimit do të vendoset me shumë mundësi në këto ditë. Është formalitet i pastër pasi dëshira e Edy Reja është të vazhdojë projektin me Shqipërinë dhe Federata Shqiptare e Futbollit është gati ti besojë italianit 74 vjecar. Tekniku ka mbërritur në kryeqytet, sepse në plan është një takim me Armand Dukën, për të biseduar pikërisht mbi rinovimin, jo në baza, por për detajet…

“Me presidentin kam marrdhënie të shkëlqyer dhe nuk kam nevojë për letra dhe shkrime për të qenë i bindur mbi të ardhmen. Kemi folur praktikisht, sepse akordi është gjetur prej kohësh. Së shpejti do të mbërrijnë edhe bashkëpunëtorët e mi dhe do të flasim për një projekt që mua më duket shumë i rëndësishëm. Së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me Presidentin Duka dhe për të dëgjuar nëse ai është është i kënaqur nga ne apo jo” përfundoi Reja.

Tekniku i ka dhënë një stabilitet skuadrës së trashëguar nga Panucci dhe ka krijuar një bosht, që ka impresionuar, edhe pse vendi i tretë, që shpresonte 74 vjecari nuk u arrit, sidomos për humbjen e pamerituar të minutës së fundit në Stamboll kundër Turqisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *